Një 32-vjeçare shqiptare është arrestuar nga policia greke ditën e sotme pasi ju gjetën 36 kg e 260 gr marijuanë.
Arrestimi i 32-vjeçares, identiteti i së cilës nuk është bërë ende i ditur, u bë në kufirin greko-shqiptar, pranë Igumenicës pas një ndjekje që policia i ka bërë automjetit të saj, në të cilin u gjet edhe lënda narkotike.
Ndërkohë është shpallur në kërkim edhe një tjetër shqiptarë që dyshohet të jetë bashkëpunëtori i 32-vjeçares.
Në cilësi të prova materiale policia sekuestroi edhe një peshore, 50 euro si edhe një celular, ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



