Kuvendi i Shqipërisë ka ratifikuar protokollin për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Protokolli është miratuar me 130 vota pro, ku pjesëmarrëse ishte edhe opozita.
Gjatë seancës për ratifikimin e protokollit i pranishëm ishte edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.


