• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MILIONAT E EUROVE/ Pasuritë e sekuestruara dhe pastrimi i parave, që kanë çoroditur Edi Palokën
Home
Politikë

MILIONAT E EUROVE/ Pasuritë e sekuestruara dhe pastrimi i parave, që kanë çoroditur Edi Palokën

14 February, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Pak ditë më parë, nga ana e Prokurorisë së Lezhës është kërkuar vënia nën sekuestro preventive e pasurisë miliona euroshe të krijuar nga aktiviteti i dyshimtë, në të cilën janë të implikuar edhe dy zyrtarët demokratë. Konkretisht, në vendim thuhet se dy apartamente i janë blerë deputetit Edi Paloka, njëri me vlerë 87.5 milionë lekë dhe tjetri 70 mijë euro, ndërsa ish-deputetit Hoxha i janë blerë tre apartamente dhe tre garazhe, në vlerën 729 mijë euro.

Paloka, të paktën që nga viti 2012 nuk ka i ka të deklaruara këto apartamente dhe mbetet për t’u parë nëse politikani i djathtë ka qenë zotërues i tyre vite më pare apo ka harruar t’i deklarojë. Gjithsesi dy apartamente që në total janë shitur për një vlerë gati 140 mijë euro nuk dihet se me çfarë të ardhura janë blerë nga nënkryetari i PD-së.

Dhe mbase këtu duhet kërkuar edhe nervozizmi i skajshëm dhe i pajustifikuar i Edi Palokës sot në Kuvendin e Shqipërisë, kur kreu një akt dhune ndaj Kryeministrit Rama, të cilin e sulmoi me bojë stilolapsi. Në një akt të paprecedentë, gjatë një seance të mbledhur për të nderuar mikun nga Maqedonia e Veriut, kryetarin e Kuvendit të këtij shteti, Edi Paloka i është turrur në një moment qetësie vendit ku qëndron qeveria, dhe ka sulmuar Kryeministrin.

Një akt i pajustifikushëm, për shkak se seanca po ecte krejt qetësisht, aq sa janë kapur të papërgatitur edhe punonjësit e gardës në Kuvend. Por me siguri arsyet duhet të kërkohen diku tjetër. Edi Paloka është i vetëdijshëm se shkuarja drejt përmbylljes e reformës në drejtësi, do të kenë pasoja për të dhe të singjashmit e tij në Partinë Demokratike. Eshtë po e njëjt arsye që po bën kryetarin e PD, Lulzim Basha që t’u bëjë thirrje qytetarëve për të kryer akte dhune në mitingun e ditës së shtunë. Eshtë po e njëjta arsye që e ka bërë Sali Berishën të dalë nga binarët.

Me akte të tila dhune, Paloka po shpreson më kot që t’u shpëtojë hesapeve të hapura që ka tashmë me drejtësinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS 25 VITESH/ Alketa Vejsiu takon idhullin e saj të fëmijërisë: I kisha kërkuar... (FOTO)
Previous article ME 130 VOTA PRO/ Kuvendi shqiptar ratifikon protokollin për Maqedoninë në NATO

F.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

TRE TË ARRESTUAR NË LEZHË/ Dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET) Aktualitet

TRE TË ARRESTUAR NË LEZHË/ Dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET)

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT