• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KONKURSI PËR PUNËSIM/ Infermierët mund të marrin PIKËT e testit me shkrim
Home
Sociale

KONKURSI PËR PUNËSIM/ Infermierët mund të marrin PIKËT e testit me shkrim

12 February, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Pas vlerësimit të testeve, dikasteri i shëndetësisë ka zbardhur pikët e fituara nga qindra infermierët që iu nënshtruan provimit me shkrim në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, dy ditë më parë. Konkretisht bëhet fjalë për infermierët në qarkun e Elbasanit, Fierit, Korçës, Gjirokastrës, Beratit, si dhe të Vlorës , të cilët janë në garë për të fituar vendet e lira të punës të raportuara në qendrat shëndetësore,  poliklinikat dhe spitalet publike të vendit.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara rezultatet 573 kandidatëve që iu nënshtruan provimit me shkrim. Ndërkohë që më herët për secilin prej këtyre kandidatëve janë detajuar edhe pikët e fituara nga faza e parë e konkurimit me anë të dosjes.

Në këto kushte, të drejtën për të fituar kontratat e lira të punës në institucionet mjekësore publike e kanë të gjithë kandidatët që kanë siguruar nivelin më të lartë të pikëve në të dyja fazat e vlerësimit. Këta kandidatë do të ftohen të parët në zgjedhjen e vendeve të punës.  Testimet me shkrim do të vijojnë edhe përgjatë ditëve në vijim me specialistët e profileve të tjera mjekësore.

Sipas afateve të përcaktuara nga dikasteri i shëndetësisë, provimet do të vijojnë më në datën 16 shkurt me kandidatët në profilet Mami, Teknik laboratori, Teknik imazherie, si dhe Fizioterapi të qarqeve  Shkodër,Kukës, Lezhë, Tiranë, Durrës dhe Dibër, për të përfunduar më pas në datën 17 shkurt me kandidatët e po këtyre profileve , por të qarqeve në Elbasan, Korçë, Berat Fier, Vlorë dhe Gjirokastër. Testi përbëhet nga dy pjesë.

Pjesa e parë përmban pyetje rreth akteve ligjore që rregullojnë kujdesin shëndetësor dhe profesionin e infermierit në Republikën e Shqipërisë dhe çështje që lidhen me etikën dhe komunikimin profesional në infermieri.

Pjesa e dytë përmban pyetje rreth kujdesit infermieror bazë  dhe në specialitete.Vlerësimi përfundimtar i kandidatit bëhet me sistemin e 70 pikëve, i cili përbëhet nga pikët e pjesës së parë të testit (20 pikë) dhe nga pikët e pjesës së dytë të testit (50 pikë).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKSTRADIMI I ARBEN FRROKUT/ Gjykata e Hagës KUNDËR: Dënimi në Shqipëri me motive politike
Previous article DEL RAPORTI/ Shqipëria në vend të fundit në Europë për rezervat e floririt

k.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E LARTË NUK PRANON REKURSIN/ Mbetet në fuqi dënimi me 1 vit burg për Memollën Aktualitet

GJYKATA E LARTË NUK PRANON REKURSIN/ Mbetet në fuqi dënimi me 1 vit burg për Memollën

I AKUZUAR PËR KONTRABANDË NJERËZISH/ Del përpara drejtësisë 40-vjeçari shqiptar Vilson Halili Aktualitet

I AKUZUAR PËR KONTRABANDË NJERËZISH/ Del përpara drejtësisë 40-vjeçari shqiptar Vilson Halili

GODITET BANDA E DROGËS NË MYKONOS/ “Koka” e grupit një 37-vjeçar shqiptar Aktualitet

GODITET BANDA E DROGËS NË MYKONOS/ “Koka” e grupit një 37-vjeçar shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT