• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TARGAT E PROVËS/ DPSHTRR: Nga 11 shkurti aplikimi online. Zgjidhet një tjetër shqetësim i shumë subjekteve tregtare (FOTO)
Home
Ekskluzive

TARGAT E PROVËS/ DPSHTRR: Nga 11 shkurti aplikimi online. Zgjidhet një tjetër shqetësim i shumë subjekteve tregtare (FOTO)

11 February, 2019 F.autor Aktualitet, Ekskluzive, Sociale

Subjektet nuk do të sorrollaten më për të siguruar për automjetin e tyre një Targë Prove. Nga data 11 shkurt, aplikimi dhe ndjekja e procedurës do të bëhet online me qëllim shmangien e vonesave dhe abuzimit. Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, përmes një njoftimi zyrtar. Sipas DPSHTRR-së subjektet do të mund të aplikojnë online edhe për rinovimin e autorizimeve të dhëna para 2018-s apo nëse do të bëjnë një aplikim të ri për sipas Licensës/Aktivitetit.
Falë reformave për lehtësimin e shumë shërbimeve të ndërmarra së fundmi, shumë aprovime e praktika po bëhen online.
“Nga 11.2.2019 Aplikimi për Targë Prove Online!
✔Rinovim i Autorizimeve të dhëna para 2018!
✔Aplikim i ri për subjektet sipas Licensës/Aktivitetit!
✔Aprovimi/Informimi me email! FUND sekserëve e sorrollatjeve!
✔Kategorizim i TPL sipas mjeteve”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Nga 1 shkurti sikurse ishte premtuar, targat e Provës po jepen me regjistër të veçantë dhe në sistem.
Ndryshimi vjen me Librin e Lëvizjes që do dokumentojë shasinë, datën, emrin e personit në timon (përgjegjësi/vartësi i subjektit)! DPSHTRR do rinovojë targat e dhëna më parë duke aplikuar kushtet e reja. Ndryshimi lehtëson kontrollin nga Policia Rrugore dhe nga Task Forca e Transportit Rrugor, zgjidh problemin e vjetër të autorizimit të kufizuar vjetor duke e bërë automatikisht të rinovueshme të drejtën e përdorimit me blerjen e Librit të Lëvizjes (kush lëviz më pak, shpenzon më pak), rritet e drejta e përdorimit nga çdo i autorizuar/punësuar/vartës i subjektit, disiplinon në vetvete lëvizjet me këtë targë duke u bazuar te vetdeklarimi në Librin që shoqëron targën në automjet dhe i jep seriozitet vetë Targës së Provës për një mbulim të plotë këtej e tutje me TPL nga siguracionet. Tarifat ekonomike, rinovim i të gjitha targave aktualisht në përdorim ose që kishin skaduar si autorizime!

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA JENNIFER LOPEZ TEK KYLIE JENNER/ Kush ishin VIP-et e veshura më keq në çmimet "Grammy" (FOTO)
Previous article PAS TRADHËTISË/ Offset publikon videon e "Card B" në momentit e lindjes së vajzës

F.autor

Postime të ngjashme

ALARM PËR BOMBË NË DURRËS/ Rrethohet pallati në lagjen nr. 4, evakuohen banorët Aktualitet

ALARM PËR BOMBË NË DURRËS/ Rrethohet pallati në lagjen nr. 4, evakuohen banorët

DOSJA “AKSHI”/ U arrestua pas 8 muajsh në arrati, Ergys Agasi mbërrin në GJKKO, pritet të njihet me masën e sigurisë Aktualitet

DOSJA “AKSHI”/ U arrestua pas 8 muajsh në arrati, Ergys Agasi mbërrin në GJKKO, pritet të njihet me masën e sigurisë

E RËNDË/ 35-vjeçari gjendet i pajetë pranë Urës së Vashës, kishte paralajmëruar me SMS bashkëshorten se… Aktualitet

E RËNDË/ 35-vjeçari gjendet i pajetë pranë Urës së Vashës, kishte paralajmëruar me SMS bashkëshorten se…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT