Ngacmimet seksuale në publik dhe pedofilia janë hasur jo rrallë në shoqërinë tonë, një fenomen që shtohet dita-ditës.
Ngjarja e rëndë e zbuluar në Kavajë rreth nëj javë më parë ka tronditur edhe njëherë tjetër të gjithë opinionin publik.
E mitura është përdhunuar nga tetë bashkëmoshatarët e saj e më pas edhe shantazhuar me kërcënime dhe video intime.
Nga ana tjetër gazetarët kanë paralajmëruar një tjetër ngjarje të ngjashme po në Kavajë por ende nuk ka asnjë informacion.
Fatkeqësisht, Kavaja duket se prej vitesh është tronditur nga të tilla skandale ku abuzimi seksual duket se “jeton” me qytetin. Kujtojmë këtu policin dhe tentativën për të kryer marrëdhenie me 18 vjeçaren si dhe të riun që kryente marrëdhenie me motrën e tij dhe dhunonte prindërit.
Një nga rastet me te renda është edhe ajo e vitit të kaluar ku një burrë filmohet duke kryer marredhenie me një 12 vjeçar.
Ajo çka e bën edhe më të rëndë, janë pikërisht fjalët e komentet e qytetarëve të Kavajës, të cilët të pyetur për ngjarjen e fundit shqetësohen vetëm për…mentalitetin.
Komentet e qytetarëve të Kavajës që ndoshta vrasin më shume se vetë ngjarja:
“Kjo duhet të fshihet për shkak të arsyes së fëmijës në radhë të parë, dhe fëmijëve të
tjerë. Nukë shtë normale të merret vesh një gjë e tillë. Edhe unë e kam vajzën 13 vjeç,
dhe i vinte turp të vinte sot në shkollë”.
“Edhe ajo vajza nuk ka shfaqur asgjë në klasë”.
“Është ulje e madhe për këtë familje, dhe duhet të largohet nga këtu. Të më ndodhtë
mua, nuk e di çdo bëja”.
“Nuk e di pse duhet të sulmohet shkolla,kur vajza ka dalë nga shpia dhe ka bërë ç’i ka
dash qe. Familja të mbajë përgjegjësi”, thotë një qytetar tjetër.
Gazetarja hedh dyshime për një tjeter skandal të njëjtë në Kavajë
Klodiana Lala ka hedhur dyshime për një tjetër rast abuzimi të ndodhur në Kavajë, përpos atij të 13-vjeçares. Sipas Lalës, nga informacionet e marra nga një psikologe e Kavajës, janë ngritur dyshime për abuzim të mundshëm me një vajzë të mitur, prindërit e së cilës janë me probleme të shëndetit mendor.
Kavajë, filmohet burri duke kryer marrëdhenie me një 12 vjeçar
Një burrë rreth të dyzetave është filmuar me një djalë rreth 10-12 vjeç duke u prekur, masturbuar dhe kryer seks në një oborr të braktisur pas gjimnazit “Aleksandër Moisiu” në Kavajë.
Kavajë, 20 vjeçari është arrestuar pasi bënte seks me motrën
Ështe arrestuar Agim Daka, 20 vjeç nga fshati Koçaj.
Burimet policore thanë se Dakaj është vënë në pranga sepse në banesën e tyre, ka kryer disa herë marrëdhënie seksuale me motrën e mitur me iniciale S. A. D., 12 vjeçe.
Por përveç kësaj ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike edhe ndaj prindërve A. Daka dhe R. Daka.
Kavajë, tentoi seks me te mituren, pranga policit
Nje efekt i komisariatit te ketij rrethi, eshte bere protagonist i abuzimit seksual me nje te mitur.
Caush Saliasi 42 vjec, efektiv i Patrulles se Pergjithshme te Komisariatit te Kavajes, pasi ka perfunduar sherbimin, dyshohet se ka marre me force ne makinen e tij, nje vajze 16-vjecare nga ky qytet dhe se bashku me te ka ndaluar ne nje hotel. Fillimisht mesohet se polici eshte ulur ne nje lokal ku ka qendruar per disa ore me te mituren. Me pas ai dyshohet se ka tentuar ta coje ate me force ne dhomat e nje hoteli, per te plotesuar deshirat e tij te shfrenuara seksuale. Burimet sqarojne se vajza ka kundershtuar veprimet e policit abuzues dhe te bertiturat e saj, jane degjuar edhe nga personeli i hotelit. Kane qene keta te fundit qe me ane te nje telefonate kane lajmeruar sherbimet e Policise se Komisariatit te Kavajes.
Kavajë, një 26-vjeçar rrëmben dhe abuzon seksualisht me 18 vjecaren
Një 26-vjeçar nga Kavaja u arrestua pas akuzave për rrëmbimin e një vajze dhe abuzimit seksual me të.
Roland Xhihani, banues në Kavajë, më 27 maj, në lagjen nr. 2 po të Kavajës, ka marrë me forcë 18-vjeçaren me inicialet N.B. dhe e ka dërguar në banesën e tij, ku e ka mbajtur gjithashtu me forcë.
Policia tha se, pengmarrja ka zgjatur deri më 29 maj dhe gjatë këtyre ditëve, Xhihani ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me 18-vjeçaren, duke e kërcënuar me armë.
Përgatiti: AlpeNews.al





