• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMOHET MICOTAKIS/ Tsipras: Një veto ndaj Shqipërisë për në BE, kundër interesit kombëtar grek!
Home
Politikë

SULMOHET MICOTAKIS/ Tsipras: Një veto ndaj Shqipërisë për në BE, kundër interesit kombëtar grek!

9 February, 2019 k.autor Politikë

Votimi i protokollit të anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut në parlamentin grek u parapri nga debate maratonë me tone të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës. Kryeministri Tsipras akuzoi opozitën se nuk ka një qëndrim të qartë për politikën e jashtme me vendet fqinjë, por vetëm përpiqet të pengojë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Kreu i qeverisë i bëri apel shefit të opozitës Mitsotakis të jetë më serioz në lidhje me deklarat e tij për diplomacinë.

“Partia Demokracia e re nuk pajtohet me asgjë. Na thoni mos përparoni negociatat për përmirësimin e marrëdhënieve me Shqipërinë, mos zhvilloni bisedime me turqinë, mos vijoni zgjidhjen për çështjen maqedonase, mos lejoni anëtarësimin e këtij vendi në Bashkimin Europian.

Nëse zoti Micotakis mbështet veton për zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit, ai nuk po vë në pikëpyetje vetëm një qëndrim kombëtar të Greqisë, por edhe një qëndrim të vazhdueshëm të Bashkimit Evropian”, tha Tsipras.

Ndërkaq kreu i partisë opozitare Mitsotakis kërkoi menjëherë zgjedhje të parakohshme për të sjellë një katharsis politik sa më shpejt të jetë e mundur që sipasi tij Greqisë i nevojitet:

“Në vend që të shkojë në zgjedhje, Z. Tsipras përpiqet të mbajë të lidhur vendin pa legjitimitet politik. Greqia kurrë nuk ka kryer veprimet që po përjetojmë javët e fundit. Republika e Greqisë po jeton momente të tregtisë politike. Para syve tanë shohim shantazh.”

Pas votimit të protokollit të NATO-s, të Maqedonisë së Veriut në parlamentin grek, tashmë procedura duhet të vijojë me parlamentet e vendeve të tjera, ku Bullgaria ka deklaruar se do të procedojë javën e ardhshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PANTALLONA BURRËRORE DHE PALLTO DIMËRORE/ Blogeret na suprizuan sërish (FOTO)
Previous article PAS FITORES NDAJ ATLETICOS/ Sergio Ramos vendos rekord të ri, më i mirë se...

k.autor

Postime të ngjashme

DORËZIMI I PROGRESRAPORTIT PËR SHQIPËRINË/ Rama njofton konferencën me ambasadoren e BE-së në Tiranë Politikë

DORËZIMI I PROGRESRAPORTIT PËR SHQIPËRINË/ Rama njofton konferencën me ambasadoren e BE-së në Tiranë

"EDHE NË SPAÇ PO TË MË ÇONI..."/ Veliaj publikon ditarin e takimit me Gogun në burg: S’e delegoj Bashkinë, PS nuk rritet me skorjet që hedh Saliu Politikë

"EDHE NË SPAÇ PO TË MË ÇONI..."/ Veliaj publikon ditarin e takimit me Gogun në burg: S’e delegoj Bashkinë, PS nuk rritet me skorjet që hedh Saliu

PROTESTAT/ Rama u ‘ridërgon’ protestuesve ftesën nga Brukseli: Ejani të flasim, s'është populli te protestat e dhunshme Politikë

PROTESTAT/ Rama u ‘ridërgon’ protestuesve ftesën nga Brukseli: Ejani të flasim, s'është populli te protestat e dhunshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT