Belshi është një qytet i vogël buzë liqenit me të njëjtin emër, kryeqendra tradicionale e zonës së Dumresë.
Zona shquhet nga numri i madh i liqeneve dhe me një peizazh tërheqës, ku mendimtari i madh i Rilindjes sonë kombëtare Sami Frashëri, duke u nisur nga bukuria e peizazhit dhe karakteristikat e tjera të kesajë zone, mendonte të ndërtohej në Belsh kryeqendra e shtetit të ardhshëm shqiptar.
Ndonëse kjo nuk ka ndodhur, peisazhi fantastik dhe bukuria natyrore nuk kanë ndryshuar.
Një “arratisje” ndryshe gjatë fundjavës për qetësi, relax dhe një drekë të mirë do të ishte padyshim një nga zgjedhejt më të mira.
AlpeNews.al, jua sjell pranë me anë të pamjeve:






