• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“FORCË ASIMETRIKE E LUFTËS”/ Merkel: Shteti Islamik nuk është mposhtur
Home
Nderkombetare

“FORCË ASIMETRIKE E LUFTËS”/ Merkel: Shteti Islamik nuk është mposhtur

8 February, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Grupi militant Shteti Islamik nuk është mposhtur, tha të premten kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Këto deklarata që janë në kundërshtim me ato të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, Merkel i bëri në inaugurimin e selisë së re të shërbimit të inteligjencës në Berlin.

“I ashtuquajturi Shtet Islamik, për fat të mirë, është dëbuar nga territori që ka uzurpuar, por kjo, për fat të keq, nuk do të thotë se Shteti Islamik është zhdukur. Ai po transformohet në një forcë asimetrike të luftës. Dhe një gjë e tillë sigurisht se paraqet kërcënim”, tha Merkel.

Ajo shtoi se monitorimi i ngjarjeve në luftën e Sirisë është një nga prioritetet kryesore të shërbimit gjerman të inteligjencës, ashtu si edhe ndjekja e kërcënimeve nga sulmet kibernetike dhe lajmet e rreme.

Trump ka deklaruar javë më parë se Shteti Islamik është mposhtur dhe se ai do t’i tërheqë trupat amerikane nga Siria, ku militantët e grupit islamik, deri vonë, kanë pasur nën kontroll disa territore.

Plani për tërheqje i ka alarmuar aleatët evropianë që kanë frikë se Shteti Islamik do të ringjallet në Siri, në mungesë të një plani të besueshëm të paqes që do t’i jepte fund luftës civile në këtë vend.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JO VETËM RINOVIME TEK "DJAJTË E KUQ"/ Solskjaer futet në garë për të marrë shërbimet e yllit të Serie A
Previous article PËRDHUNIMI I 16 VJEÇARES/ Polici qan në protestën për vajzën që u abuzua (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

TRUMP HUMB BETEJËN NË GJYKATË/ Gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s Botë

TRUMP HUMB BETEJËN NË GJYKATË/ Gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

TENSIONE NË RRITJE/ Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin! Botë

TENSIONE NË RRITJE/ Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin!

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi Botë

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT