Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Eriol Roshin, kreun e Gjykatës Administrative në Tiranë.
Roshi doli para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për t’u njohur me rezultatet për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.
Trupa gjykuese që shqyrtoi dosjen e kryegjyqtarit të Tiranës përbëhej nga Genta Tafa Bungo, Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari.


