Lulzim Basha është duke I kërkuar qytetarëve nëqytetet e tyre që ti lënë punët e tyre dhe gjithçka kanë madje e të vijnë në Tiranë dhe për protestën e 16 shkurtit.
Dy ditë më parë Lulzim Basha ishte në Lezhë, ku u tha qytetarëve se: “Ju duhet të jeni gati të merrni në dorë fatin tuaj. Të zhbllokoni rrugën e mbyllur nga koalicionet e Ramës me krimin dhe oligarkinë. Kjo është thirrja ime, kjo është ftesa ime. Të gjithë sëbashku, me 16 shkurt në Tiranë.”
Basha duket se ka ngelur akoma tek premtimet e republikës së re ku duket se nuk I ka ndryshuar pasi dy vjet më pare ai I ftoi qytetarët në protestat e shkurtit të viti 2017.
Duket se Basha ka thënë po të njëjtin fjalim ku I ftonte qytetarët e Durrësit që lënë punët e tyre dhe të vijnë në Protestë më 8 shkurt 2017: “Edi Rama dhe hajdutët e tij po mbajnë peng Shqipërinë. Ndaj po them që me 18 shkurt t’i japim një përgjigje të fortë.
Duke u ngritur bashkë, duke u bashkuar në Tiranë, për të gjitha të këqijat. Për gjithë çfarë premtuan dhe nuk bënë. Për gjithçka që bëjnë kundër interesit të qytetarëve dhe për xhepat e tyre.
Me 18 shkurt të ngrihemi bashkë në Tiranë, e prej aty në mbarë Shqipërinë në një lëvizje popullore që nuk do të përfundojë pa rrënuar këtë qeveri, këtë bandë hajdutësh dhe pa iu kthyer pushtetin qytetarëve me zgjedhje të lira dhe të ndershme.”
Basha duhet të marrë një՞ staf tjetër këshilltarësh dhe të ndërroj fjalimet e përdorura në mitingje, pasi në këtë mënyrë qytetarët nuk do të vijnë në Tiranë por do vazhdojnë rutinën e tyre.
Përgatiti: AlpeNews.al


