Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite.
Shefi i qeverisë ka zhvilluar një takim me mbretin Salman ibn Abdulaziz Al Saudi.
Vetë Rama ka ndarë detajet e takimit, ndërsa e cilëson pritjen e mbretit të Arabisë Saudite si shumë miqësore.
“Në pritjen shumë miqësore të mbretit Salman ibn Abdulaziz Al Saudi, ku pas drekës zyrtare u nënshkruan disa marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi”, shkruan Rama krahas videos që shpërndan.


