• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ABUZIMI ME TENDERAT/ Kush janë dy ZYRTARËT e LARTË të arrestuar. Ishin… (EMRAT+FOTO)
Home
Ekskluzive

ABUZIMI ME TENDERAT/ Kush janë dy ZYRTARËT e LARTË të arrestuar. Ishin… (EMRAT+FOTO)

6 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive

Prokuroria e Tiranës ka zbuluar skandalin e abuzimit me tenderat në Ministrinë e Drejtësisë duke arrestuar 4 zyrtarë, 8 janë në arrest shtëpie, ndërsa po verifikohen edhe dy ish-ministra të këtij dikasteri. Zyrtarët e arrestuar janë ish-sekretarja e përgjithshme Juliana Hoxha, drejtori ekonomik Aurel Lamce dhe dy specialistët e IT-së, Lysien Ali dhe Arlind Alikaj. Në dy vite, 2016-2017, prokuroria ka zbuluar abuzime dhe shkelje me 5 tendera duke shkaktuar një dëm të llogaritur në miliona euro. Për këto abuzime veç 12 zyrtarëve që janë nën hetim dhe per të cilët është dhënë masë sigurie, ka nisur vetifikimi dhe për dy ish-ministrat Petrit Vasili dhe Ylli Manjani. Për dy ish- ministrat po verifikohet se cili ka qenë roli i tyre në këto 5 tendera abuziv.

Burime për Shqiptarja.com nga Policia kanë bërë me dije se nga materialet e referuara nga Prokuroria rezulton se në funksion të hetimeve të kryera për procedurat e tenderimit në Ministriëe e Drejtësise për periudhën kohore 2016-2017, ka marrë në hetim 12 persona të dyshuar për veprat penale të Shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

Hetimet jane shtrirë për 5 tendera;
1.Mirembajtja dhe mbikqyrja e sistemit ICMIS ne 7 Gjykatat Administrative
2. Përmiresimi i sistemit të mbikqyrjes elektronike në fushën penale
3.Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirembajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar
4.Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës
5.Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik te çështjeve të përmbarimit

 

AlpeNews.al ka siguruar fotot e Juliana Hoxhës dhe Aurel Lamce të akuzuar për abuzim me tenderat:

Aurel Lamce

Juliana Hoxha

Përgatit: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U DIAGNOSTIFIKUA ME SËMUNDJEN E RËNDË/ Ish-bashkëshortja e Marc Anthony i prek të gjithë me videon emocionuese
Previous article SHTYRJA E HETIMEVE/ Tahiri në gjykatë: S'ka më sekrete, prokuroria e nxori dosjen në media me SMS

F.autor

Postime të ngjashme

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara Aktualitet

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, shoqërohen tre familjarë rumunë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, shoqërohen tre familjarë rumunë

NXORRËN FOTOT E ERGYS AGASIT GJATË ARRESTIMIT/ Pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave” Aktualitet

NXORRËN FOTOT E ERGYS AGASIT GJATË ARRESTIMIT/ Pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT