Policia e Shtetit u ben thirrje gjithe te interesuarve te aplikojne per t’u bere pjese e radheve te saj.
Sipas Policise se Shtetit, në 5 ditët e para nga çelja e aplikimeve, kanë aplikuar online rreth 120 studentë që kanë përfunduar universitetin dhe masterin me rezultate të larta në shkencat juridike, shkencat ekonomike (degët ekonomi, financë) apo në shkencat kompjuterike (degët informatike, elektronikë).
“Interesi i lartë i treguar nga të rinjtë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit, inkurajues për organizatën e Policisë”- thote policia, duke ftuar dhe nxitur çdo student që përmbush kriteret të APLIKOJË ONLINE, deri në datën 15 shkurt 2019 në portalin aplikime.asp.gov.al



