• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NUK NDODHTE PREJ 2004/ OECD ul riskun e Shqipërisë, tërheqëse për investitorët e huaj
Home
Sociale

NUK NDODHTE PREJ 2004/ OECD ul riskun e Shqipërisë, tërheqëse për investitorët e huaj

5 February, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), ka përmirësuar notën e riskut të Shqipërisë, nga 6 që ishte më parë, në 5. Hera e fundit që Shqipëria ishte përmirësuar në nivelin e riskut nga OECD ka qenë viti i largët 2004. Vendi ynë rezulton të jetë kështu një ndër 4 vendet e vetme që janë përmirësuar, nga totali prej 201 shtetesh. Klasifikimi bëhet për vendet që janë pjesëmarrëse të marrëveshjes së vitit 1996 që shërben si garanci për investitorët. OECD shërben si garante e kësaj marrëveshje dhe për këtë arsye nxjerr edhe klasifikimin e riskut të këtyre shteteve. Vendet klasifikohen mbi bazën e 7 kategorive të riskut, ku sa më e lartë nota, aq më i lartë rreziku.

Praktikisht, një investitor i huaj i cili kërkon të vijë në Shqipëri, kërkon nga agjencitë e specializuara në këtë sektor që të dijë nivelin e riskut të vendit, dhe në bazë të këtij risku edhe polica e sigurimit të investimit varion, duke bërë që investitorët të kenë leverdi të shkojnë drejt vendeve më risk më të ulët, çka përkthehet veç të tjerash edhe në një policë sigurimi më të ulët për ta, pra investim më të vogël. Kjo do të thotë se, ulja e nivelit të riskut nga OECD mund të përkthehet në një afrim të investitorëve më huaj, duke qenë se Shqipëria ka një risk më të ulët dhe bëhet më tërheqëse për ta.

Në rajon, Shqipëria ka barazuar kështu Maqedoninë dhe Serbinë me nivelin e riskut në 5, ndërkohë që Mali i Zi, Kosova dhe Bosnje Hercegovina kanë nivelin më të lartë të mundshëm të riskut, në 7. Vendet e zhvilluara, përfshirë ato të Eurozonës dhe Bashkimit Europian nuk klasifikohen. Ndër vendet e klasifkuara, ato si Singapori, Hong Kongu apo Kuwaiti kanë nivelin më të ulët të riskut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ZOTI ËSHTË I MADH"/ Pas aksidentit të frikshëm me makinë, reagon Eni Çobani: Çdo ditë...
Previous article APLIKIMET DERI MË 15 SHKURT/ Policia e Shtetit: Nxitoni, bëhuni pjesë

F.autor

Postime të ngjashme

HETIMI PËR VIDEOT INTIME/ Merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira, ja kë fajësojnë Aktualitet

HETIMI PËR VIDEOT INTIME/ Merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira, ja kë fajësojnë

U MASAKRUA ME ÇEKIË NGA ITALIANE DHE PARTNERI I SAJ ME ÇEKIÇ/ Zbardhet arsyeja e vrasjes së Mikel Rrokut Aktualitet

U MASAKRUA ME ÇEKIË NGA ITALIANE DHE PARTNERI I SAJ ME ÇEKIÇ/ Zbardhet arsyeja e vrasjes së Mikel Rrokut

E RËNDË/ Gjendet i pajetë 28-vjeçari në Malësinë e Madhe, dyshimet e para Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë 28-vjeçari në Malësinë e Madhe, dyshimet e para

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT