• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VRASJA E GAZETARIT SAUDIT/ Erdogan: S’mund ta kuptoj heshtjen e SHBA-ve për Khashoggin
Home
Nderkombetare

VRASJA E GAZETARIT SAUDIT/ Erdogan: S’mund ta kuptoj heshtjen e SHBA-ve për Khashoggin

4 February, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se ai nuk mund të kuptoj heshtjen e SHBA-ve në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, transmeton Anadolu Agency.
Në programin e posaçëm të TRT-së me presidentin, Erdoğan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Ndër të tjera, presidenti Erdoğan foli edhe rreth vrasjes së gazetarit saudit të “The Washington Post”, Khashoggi, i cilu u vra më 2 tetor të vitit të kaluar në Konsullatën Saudite në Stamboll. I pyetur se “a mund të gjendet kufoma dhe a mund gjithçka të zbulohet” Erdoğan tha se: “Ngjarja e Khashoggitështë një ngjarje që na shqetëson seriozisht për arsye se ka ndodhur në vendin tonë”.

Duke rikujtuar fjalët e ish-ministrit të jashtëm të Arabisë Saudite, Adel Al-Jubeir, se “e kemi bërë me bashkëpunëtor vendas”, presidenti turk tha, “Kush është bashkëpunëtori vendas? Na jep emër, nuk e japin këtë. Pastaj çka ndodhi? E shkarkuan nga detyra ministrin e jashtëm”.

Ai gjithashtu bëri të ditur se kanë hapur dyert e tyre për ata që kanë thënë: “A nuk do të na informoni neve?” dhe se së bashku kanë dëgjuar audio regjistrimin në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit.

“Gjithashtu edhe unë kam dëgjuar audio regjistrimin e vrasjes së Khashoggit. Nuk mund ta kuptoj heshtjen e SHBA-ve kundrejt kësaj egërsie”, u shpreh Erdoğan.

Presidenti turk potencoi se senatori amerikan, Lindsey Graham, do të mbajë në axhendën e kongresit amerikan vrasjen e Khashoggit gjatë vitit 2019, sepse kjo vrasje nuk është një vrasje e thjeshtë.

Erdoğan tha se Arabia Saudite duhet të japë përgjigje në lidhje me 22 personat përgjegjës për vdekjen e Khashoggit, duke përfshirë edhe 15 që kishin mbërritur në Turqi
Khashoggi, një kontribues i gazetës “The Washington Post”, u vra në Konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor.

Pas shpjegimeve të ndryshme kontradiktore, Rijadi pranoi se ai u vra brenda ndërtesës së konsullatës, duke thënë se vrasja ishte një operacion jashtë kompetencave dhe dijenisë së qendrës.
Turqia ka kërkuar ekstradimin e shtetasve sauditë të përfshirë në vrasje, si dhe një llogaridhënie më të plotë nga ana e Rijadit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZHDUKET FËMIJA SHQIPTAR NË LONDËR/ Policia britanike kërkon ndihmën e qytetarëve (EMRI)
Previous article MASAKRA E 4 SHKURTIT NË TIRANË/ Ruçi: Mirënjohje për dëshmorët

k.autor

Postime të ngjashme

NEGOCIATAT PËR UKRAINËN/ Meloni i kërkon Kostës një vendim: Kush flet në emër të Europës dhe me çfarë mandati? Botë

NEGOCIATAT PËR UKRAINËN/ Meloni i kërkon Kostës një vendim: Kush flet në emër të Europës dhe me çfarë mandati?

KAOS NË SHTËPINË E BARDHË PAS HUMBJES SË ZGJDHJEVE/ Rubio mendon dorëheqjen për t’u distancuar nga Trump para zgjedhjeve të 2028-ës Botë

KAOS NË SHTËPINË E BARDHË PAS HUMBJES SË ZGJDHJEVE/ Rubio mendon dorëheqjen për t’u distancuar nga Trump para zgjedhjeve të 2028-ës

ZGJEDHJET E MESMANDATIT/ Trump: Po të isha unë në fletën e votimit, republikanët do të kishin fituar! Çfarë i shqetësoi votuesit Botë

ZGJEDHJET E MESMANDATIT/ Trump: Po të isha unë në fletën e votimit, republikanët do të kishin fituar! Çfarë i shqetësoi votuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT