• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUNDËR TENSIONIT TË LARTË/ Ja 4 perimet më të mira…
Home
Shëndet

KUNDËR TENSIONIT TË LARTË/ Ja 4 perimet më të mira…

1 February, 2019 k.autor Shëndet

Të dhënat e Observatorit Global të Shëndetit tregojnë se shqiptarët po rrezikohen gjithnjë e më shumë nga sëmundjet që kanë lidhje me hipertensionin apo tensionin e lartë. Shqipëria renditet në zonën e rrezikut mes vendeve me prevalencën më të lartë të këtyre sëmundjeve. Në vendin tonë, përafërsisht 32 përqind e popullsisë mbi 18 vjeç është e prekur nga tensioni i lartë i gjakut.

Në  vitin 2017 hipertensioni arterial ishte faktori i dytë i rrezikut, shkaktar për shumicën e sëmundjeve në Shqipëri, Ndërkohë, të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik , të cilave u referohet AgroWeb.org, tregojnë se vdekshmëria prej sëmundjeve ishemike të zemrës që shkaktohen nga hipertensioni është rritury dy herë gjatë 20 viteve të fundit.

Nëse çështja e tensionit të lartë nuk merr trajtimin e nevojshëm mjekësor, mund të shkaktojë ngushtim të enëve të gjakut, ishemi dhe qarkullim të penguar të gjakut. Ushqyerja luan një rol të rëndësishëm në mbajtjen e nivelit të shëndetshëm të tensionit të gjakut. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për perimet më të mira të dimrit që ju ndihmojnë të ekuilibroni tensionin në mënyrë natyrale.

Karrotat

Karrotat janë të mbushura me kalium. Ky mineral ul tensionin në enët e gjakut dhe zbut ndikimin negative të sodiumit. Karrotat gjithashtu ulin rrezikun e aterosklerozës dhe ishemisë.

Panxhari

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, antioksidantët e panxharit ulin tensionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit. Vitaminat B ndihmojnë funksionin e nervave. Përmbajtja e lartë e nitratit tek panxhari çliron oksid nitrik, një gaz që përmirëson qarkullimin e gjakut, i zgjeron enët e gjakut dhe ul tensionin.

Spinaqi

Kjo barishte është e pasur me kalium dhe luteinë. Kjo e fundit parandalon trashjen e mureve të brendshme të enëve të gjakut dhe ul rrezikun e atakut në zemër. Spinaqi është i pasur edhe me magnez dhe folat të cilat ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të tensionit të lartë të gjakut.

Rrepka

Rrepka është e pasur me kalium. Ky mineral ndihmon në mbajtjen nën kontroll të tensionit të gjakut. Rrepkën mund ta përdorni në sallata ose në supa.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALFRED PEZA/ “Revolucioni” i Qershorit 2019, një ditë më pas!
Previous article JUVENTUSI SHPALL LISTËN E CHAMPIONS/ Ja bardhezinjtë që do sfidojnë Atletico Madridin

k.autor

Postime të ngjashme

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta Shëndet

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e… Shëndet

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e…

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT