• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PORTI I RI I PESHKIMIT/ Ministri i ri i bujqësisë i delegoi peshkatarëve menaxhimin e tij
Home
Sociale

PORTI I RI I PESHKIMIT/ Ministri i ri i bujqësisë i delegoi peshkatarëve menaxhimin e tij

26 January, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Ministri i ri i Bujqësisë Bledi Çuçi dorëzoi tek peshkatarët e Durrësit Portin e ri të Peshkimit, një investim ky i përfunduar pak kohë më parë.

“Një ëndërr e kahershme e peshkatarëve të Durrësit sot u bë realitet. Porti i ri Peshkimit u transferua te Organizata e Menaxhimit të Peshkimit. Sot e tutje janë vetë peshkatarët që do të menaxhojnë këtë investim të ri. Përlotja dhe emocionet e Qemal Beut, kryetarit të OMP Durrës, teksa unë po i dorëzoja urdhrin e transferimit dhe marrëveshjen me ministrinë, ishte një moment domethënës për të kuptuar të gjithë sesa i nevojshëm është ky port për ta. Tani do të ketë shërbime më të mira dhe ulje të burokracisë shtetërore”, tha ministri Çuçi.

Gjatë takimit me ata ai evidentoi edhe njëherë mbështetjen e qeverisë për sektorin e peshkimit, si dhe prezantoi disa programe të tjera zhvillimi që pritet të nisin gjatë këtij viti.

“Pasi zgjidhëm problemin e karburantit për peshkimin dhe bëmë zero TVSH-në për 27 zëra doganorë që kanë lidhje me këtë sektor, do të vijojmë mbështetjen me të tjera lehtësi dhe programe zhvillimi. Është një histori suksesi edhe skema mbështetëse e AZHBR për peshkimin e pelagjikëve të vegjël, në masën 20 lekë për/kg e cila solli një rritje të ndjeshme të zënieve të açuges nga anijet shqiptare.  Muajin e ardhshëm fillojmë projektin e BE me 1.4 milion € për mbështetje deri në masën 50% për investime në bordin e anijeve të peshkimit. Po kështu në kuadër të projektit me Cooperazione Italiana, do të vijnë në Shqipëri, inxhinierë ndërkombëtarë për përgatitjen e projekteve të ndërhyrjeve në port”, u shpreh ministri i Bujqësisë.

Sipas Çuçit, sektori i peshkimit është një nga sektorët me rritjen më të shpejtë në Shqipëri. Viti 2018 rezulton me rritje të ndjeshme të eksporteve në 39.5 % në volum.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARR NË ELBASAN/ Një garazhd perfshihet nga flakët
Previous article SHQIPËRIA PO BËHET "REPUBLIKË E GJELBËR"/ Rastet kur opinioni BLLOKOI projektet që shkatërruan mjedisin (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NE VAUN E DEJËS/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT) Aktualitet

TRAGJIKE NE VAUN E DEJËS/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

KONFLIKT NË KORÇË/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta Aktualitet

KONFLIKT NË KORÇË/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

TRAFIK DROGE NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona Aktualitet

TRAFIK DROGE NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT