Gjatë çerek shekullit të kaluar një nga problemet më të mëdha që ka pasur Shqipëria ka qënë mungesa e kontrollit mbi territorin.
E gjitha kjo çoi në mbi 250 mijë ndërtime pa leje e pa kriter, disa prej të cilave ende nuk janë legalizuar.
Sot, kur ka nisur një hop I turizmit edhe popullsia ka nisur të kuptojë se ka prespektiva për tu bërë një nga kolonat kryesore të ekonomisë sonë kombëtare.
Vihet re një organizim dhe sensibilizim për të mos lejuar projekte me impact negativ mjedisor, të cilat çojnë në dëmtimin e monumenteve të natyrës dhe të trashëgimisë së kulturës.
E si për rrjedhojë, edhe në dëmtimin e turizmit dhe të ardhurave të tyre nga kjo industri.
Sensibilizimi ka qënë i një forme, pasi edhe vetë sloganet ndër vite kanë qënë gjithnjë të unifikuar. Kujtojmë këtu, “Mos ma prek Vjosën apo Valbonën”.
Përplasje për HEC-in në Kanionin e Holtës, pezullohen ndërtimet
Pas një sensibilizimi të madh qytetar, qeveria ka pezulluar punimet për ndërtimin e hidrocentralit në kanionin e Holtës, në Gramsh.
Ambjentalistët kanë protestuar në kryeqytet në mbrojtje të zonës së mbrojtur, Zagorisë.
Me parullën “Mos ma prek Zagorinë”, ata kërkojnë ndalimin e çdo projekti për kërkim nafte në zonë.
Pas protestave ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama. Ai shprehet i palëkundur, ndërsa shton se nuk do të bëjë asnjëherë vaki të ketë shpime nafte në këtë zonë. Sipas kryeministrit, zona e Zagorisë është shpallur zonë e mbrojtur dhe ndërhyrje të tilla bien ndesh me vullnetin për t’i mbrojtur ato.
Banoret e Luginës së Valbonës bashkë me përfaqësues të Shoqërisë civile dhe ekspertë mjedisor kane protestuar kundër ndërtimit të 14 heceve në një gjatësi prej 25-kilometrash mbi lumin Valbonë.
Me moton “Mos ma prekni Valbonën” dhjetra qytetarë kanë protestuar për muajme radhë deri në pezullimin e projekteve.






