Në Kinë ka ardhur momenti për “Revolucionin e Tualeteve”. Kështu e titullon ngjarjen e rradhës CNNTravell, ku shpjegon se çfarë ka miratuar Presidenti i Republikës Popullore të Kinës Xi Jinping.
Ai ka miratuar një plan për rikonstruksionin e plotë të të gjithë hapësirave publike ku mund të kryhen nevojat vetjake.
Tualetet gjithashtu do të kenë dizajne të ndryshme nga njëra-tjetra, dhe specifikisht për këtë do të ngrihet një grup planifikuesish posaçërisht për këto tualete.
“Do të mundohemi që të tërheqim edhe turistë nga ky projekt strukturimi. Kemi menduar të bëjmë diçka të veçantë, dhe dukshëm jemi gati”- ka raportuar për mediat Presidenti Xi Jinping.
Ndërkohë ne po ju sjellim disa foto sesi duken tualetet e para të ndërtuara në Kinë. Interesante apo jo?
/ Përgatiti: AlpeNews.al










