Parlamenti grek ka ratifikuar sot ‘Marrëveshjen e Prespës’ për emrin Maqedonia e Veriut. Mësohet se marrëveshja u miratua me 153 vota pro e 146 kundër, ndërkohë që 8 deputetë të parlamentit i janë bashkuar SYRIZA-s me votë ‘pro’. Mediat greke raportojnë se deputetët e ‘Agimit të Artë’ janë ngritur në këmbë në seancë.


