• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
OBEZITETI NË RRITJE/ Kujdes nga kequshqyerja, alkooli dhe jeta sedentare
Home
Shëndet

OBEZITETI NË RRITJE/ Kujdes nga kequshqyerja, alkooli dhe jeta sedentare

24 January, 2019 k.autor Shëndet

Kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit fizik po i çojnë shqiptarët drejt obezitetit. Mjekët dhe dietologët apelojnë për kujdes në ushqyerja pasi obeziteti shoqërohet me shfaqjen e disa sëmundjeve që rrezikojnë jetën.

Obeziteti, e konsideruar si sëmundja e shekullit tashmë po prek edhe shqiptarët. Statistikat e Institutit të Shëndetit Publik dhe Instat për vitin 2018 tregojnë se 45% e femrave dhe 53% e meshkujve të grup moshës 15-49 vjeç ishin mbipeshë ose obezë. Mjekët shkaqet i gjejnë tek kequshqyerja, alkooli dhe jeta sedentare.

Diana Hysi, Mjeke familje: Mbi pesha nuk vjen vetëm nga pjesa e ushqimit, ai ka dy komponentë. Komponenti gjenetik, por mund të varet edhe nga jeta sedentare dhe pija.

Problemet me obezitetin nuk lidhen vetëm me estetiken, dukjen tek të tjerët. Mjekja e familjes Diana Hysi thotë se obeziteti shoqërohet me shfaqen e disa sëmundjeve.

Diana Hysi, Mjeke familje: Risku i parë i obezitetit është mbivendosja e këtyre yndyrnave në pjesën e brendshme të enëve, pastaj bëhet në formën e pllakave kur kalon mbi 50 vjeç që ngushtojnë enët e gjakut.

Por mbipesha mund të evitohet. Dietologia Viktoria Naço shprehet se kujdes duhet treguar me përzgjedhjen e ushqimeve që duhet të konsumojmë.

Viktoria Naço, Dietologe: Të mos shtojmë shpesh konsumin e mishit, dy herë në javë. Të konsumojmë sallata të ndryshme të stinës, ose supa.

Përqindja e femrave mbipeshë nga 39% më 2008 u rrit në 45% më 2018 ndërsa përqindja e meshkujve përgjatë kësaj periudhe mbeti thuajse e pandryshuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BËHU VEGAN"/ Nëse nuk hani një qen të pjekur, pse hani... (FOTO)
Previous article "VËZHGIM I DETAJUAR"/ Ministrja e Energjitikës: Do të ngrijmë të gjitha kontratat e HEC-eve që ...

k.autor

Postime të ngjashme

RIGONI/ Bima aromatike me vlera për shëndetin dhe përdorime të shumta Shëndet

RIGONI/ Bima aromatike me vlera për shëndetin dhe përdorime të shumta

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite Shëndet

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global Shëndet

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT