• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
“VËZHGIM I DETAJUAR”/ Ministrja e Energjitikës: Do të ngrijmë të gjitha kontratat e HEC-eve që …
Home
Ekonomi

“VËZHGIM I DETAJUAR”/ Ministrja e Energjitikës: Do të ngrijmë të gjitha kontratat e HEC-eve që …

24 January, 2019 k.autor Ekonomi

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka deklaruar se do të ngrihen të gjitha kontratat e HEC-eve që nuk janë operative. Balluku u shpreh në një deklaratë për mediat se momentalisht vetëm 96 kontrata janë operative, të cilat i përkasin 73 kontratave koncesionare dhe sipas saj, kjo ka sjellë edhe vëzhgimin e detajuar të të gjitha kontratave ende jo operative.

Sot vetëm 96 hidrocentrale janë operative. Ato i përkasin 73 kontratave koncesionare dhe kjo përbën një arsye për një vëzhgim të detajuar të të gjithë kontratave ende jo operative, në funksion të një sërë konkluzionesh të nevojshme për të gjykuar strategjinë e këtij sektori, efikasitetin e politikës së ndjekur në vite për stimulimin e HEC-eve të vegjël, impaktin ekonomik dhe social të tyre, e me radhë.

Në këto kushte, kur kemi shumë më shumë kontrata ende jo-operative, sesa operative, është koha të bëjmë një ndalesë dhe të gjykojmë për vazhdimësinë. Kam vendosur fillimin e një procesi skanimi të dokumentacionit të çdo subjekti të licensuar, e po ashtu dhe skanim fizik të çdo HEC-i dhe subjekti realizues.

Ministrja informoi se procesi i skanimit të ligjor e fizik të cdo HEC-i dhe subjekti realizues do të ndiqet nga një grup pune i udhëhequr nga zv/ministri Bonati dhe se do të bazohet në dy kritere, në atë përputhshmërisë ligjore e përmbushjen kontraktuale nga subjektet e licensuara, duke përfshirë këtu kushtet teknike dhe afatet kohore, si dhe kriterin e përputhshmërisë me kërkesat mjedisore. 

Balluku u shpreh më tej se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës do të bashkëpunojë me atë të Mjedisit, për të mos lejuar përsëritjen e situatave të këtij lloji. Ajo përmendi edhe rastin e Gramshit, duke thënë se do të synohet zhvillimi i një platforme diskutimi me banorët.

Sikurse u bë e ditur pak ditë më parë, një HEC-e është planifikuar për t’u ndërtuar në Kanionin e Holtës. Për zbatimin e vendimit është ngarkuar Agjencia e Zhvillimit të Territorit në bashkëpunim me Ministrinë e Energjitikës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OBEZITETI NË RRITJE/ Kujdes nga kequshqyerja, alkooli dhe jeta sedentare
Previous article BARCELONA HAP ARKËN/ 207 milionë euro në dy merkatot e fundit dimërore

k.autor

Postime të ngjashme

KOMPESIM PËR TRANSPORTIN PUBLIK/ 50 lekë/litër karburanti për 5 muaj! Aplikimet hapen më 10 nëntor Ekonomi

KOMPESIM PËR TRANSPORTIN PUBLIK/ 50 lekë/litër karburanti për 5 muaj! Aplikimet hapen më 10 nëntor

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET/ Ja sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET/ Ja sa do të shiten nafta dhe benzina

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Sa do të shiten nafta dhe benzina Breaking News

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Sa do të shiten nafta dhe benzina

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT