• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRITOL NË MAKINË/ Kirurgu dëshmon në polici: Mund të jetë edhe ndonjë…
Home
Breaking News

TRITOL NË MAKINË/ Kirurgu dëshmon në polici: Mund të jetë edhe ndonjë…

24 January, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Makina, që u dëmtua nga shpërthimi i një sasie tritoli mbrëmjen e së martës në Tiranë, rezulton në pronësi të një mjeku kirurg.

Mjeti tip “Mercedez Benz”, me targë AA 441 OO, u dëmtua pjesërisht kur ndodhej në hapësirën mes bllokut të pallateve, ku e kishte parkuar mjeku Dervish Hasi, i cili e ushtron profesionin e tij në një spital privat në kryeqytet.

Makina ku ndodhi shpërthimi

Policia tha se ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës, rreth orës 20:40, në rrugën “Belul Hatibi”, që ndodhet pranë xhamisë “Xhura”, në afërsi të zonës së njohur si “Oxhaku” në Tiranë.

Të njëjtat burime thanë se nga shpërthimi, automjeti u dëmtua në pjesën e pasme, pasi një sasi e vogël tritoli ishte vendosur sipër gomës së pasme, nga krahu i shoferit. Sipas ekspertëve, që kryen verifikimet në vendin e ngjarjes, dyshohet se lënda plasëse është aktivizuar nga afër me fitil zjarrpërcjellës.

Ndërsa nisur nga fakti që ishte një sasi e vogël dhe mjeti ka qenë i parkuar në momentin e ngjarjes, sipas grupit hetimor, tregon se autorët kanë pasur si qëllim paralajmërimin e mjekut. Nuk përjashtohet mundësia që ngjarja të ketë lidhje me profesionin që ai ushtron në spitalin privat.

Megjithëse, vetë mjeku Dervish Hasi, gjatë deklarimeve që ka dhënë për oficerët e Policisë, ka mohuar të ketë probleme apo konflikte, qoftë personale apo për shkak të profesionit.

Ai ka shpjeguar se makinën e kishte blerë rreth një vit më parë dhe, sipas tij, mund të jetë edhe ndonjë ngatërresë nga ana e autorëve. Edhe pse burimet thanë se, nga verifikimet e kryera, automjeti i dëmtuar rezulton i regjistruar në emër të kirurgut Hasi. Policia nuk përjashton mundësinë që autorët mund të kenë ngatërruar objektivi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PUTHJA QË NA KUSHTOI 10 DUBLA DHE..."/ Zhani Ziçishti rrëfen skenat e sikletshme gjatë xhirimeve
Previous article SKANDALI I "DH ALBANIA"/ DETAJET: Pse Gjykata vendosi masën "arrest me burg" për Avdiol Dobin

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENTI TRAGJIK/ Pasagjerja amerikane rrëfen momentet e panikut: Shoferi nuk ishte mirë gjatë udhëtimit Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK/ Pasagjerja amerikane rrëfen momentet e panikut: Shoferi nuk ishte mirë gjatë udhëtimit

"12 TË LËNDUAR, 7 NË GJENDJE TË RËNDË"/ Spitali i Traumës informacion zyrtar për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë–Durrës Aktualitet

"12 TË LËNDUAR, 7 NË GJENDJE TË RËNDË"/ Spitali i Traumës informacion zyrtar për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë–Durrës

LIROHEN 6 PROTESTUESIT E ARRESTUAR/ Kola zbardh skenarin: Marshimi do të vijojë si normalisht Aktualitet

LIROHEN 6 PROTESTUESIT E ARRESTUAR/ Kola zbardh skenarin: Marshimi do të vijojë si normalisht

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT