• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI I “DH ALBANIA”/ DETAJET: Pse Gjykata vendosi masën “arrest me burg” për Avdiol Dobin
Home
Breaking News

SKANDALI I “DH ALBANIA”/ DETAJET: Pse Gjykata vendosi masën “arrest me burg” për Avdiol Dobin

24 January, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Administratori 26-vjeçar i kompanisë “DH Albania”, Avdiol Dobi, duket se është “peshku” i parë që ra në rrjetën e Prokurorisë, ndërsa në ditët në vazhdim, pritet që akuza e kryeqytetit të kërkojë masa të tjera sigurie.

Prokuroria e Tiranës, disa ditë më parë, i është drejtuar Gjykatës me kërkesën që të caktonte masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë për Dobin. Vendimi është marrë nga gjyqtarja Ardiana Bera, ndërsa i është dërguar për ekzekutim Policisë dhe 26- vjeçari është tashmë në kërkim si person i dyshuar.

Burime thonë se ndaj tij rëndojnë 3 akuza: ajo e mashtrimit, falsifikimit të dokumenteve, si dhe pastrimit të parave. Nga hetimet ka rezultuar se kompania me administrator Avdiol Dobin ka falsifikuar katër dokumente, ndërsa ka arritur të fitojë dy tenderë. Referuar hetimeve të Prokurorisë, burime thonë se Dobi ka kryer disa transaksione të dyshimta, për të cilat është duke u verifikuar nga hetuesit, pasi dyshohet edhe për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale.

“ZHDUKJA” E AVDIOL DOBIT

Prokuroria, më herët, kishte lëshuar tri fletëthirrje për të, por në asnjë rast Dobi nuk është paraqitur për të dhënë deklarimet e tij. Burime nga organi i akuzës thanë se, pasi nuk u mor asnjëherë përgjigje nga 26- vjeçari, është urdhëruar shoqërimi i detyruar i tij, por Policia nuk ka arritur ta gjejë atë. Sipas organit të akuzës, referuar të dhënave të siguruara nga sistemi TIMS, Dobi nuk ka dalë nga Shqipëria, të paktën jo në mënyrë të ligjshme. Megjithatë, janë krijuar dyshime se ai mund të jetë larguar në forma të tjera.

HETIMET

Në fillim të dhjetorit, Prokuroria e Tiranës njoftoi se verifikimi kishte nisur për 3 vepra penale. Konkretisht, për atë të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal, si dhe “Shkelje e barazisë në tenderë”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

Ndërkohë që veprimi i parë hetimor ishte dërgimi i një letërporosie autoriteteve amerikane, sekuestrimi i dokumenteve të tenderimit nga institucionet dhe marrja e dëshmive, së fundi, dy drejtuesve. Ndërkohë që Prokuroria e konsideron Dobin si një personazh kyç dhe se dëshmia e tij është shumë e vlefshme, burime pranë saj thonë se janë duke u bërë verifikime edhe për lidhje të “DH Albania” me kompani të tjera, për të parë bashkëpunimin mes tyre.

SKANDALI

Prokuroria e Tiranës u vu në lëvizje pas informacioneve të bëra publike në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku rezultonte se kompania “DH Albania”, e cila kishte fituar tenderin për të bërë një lot në rindërtimin e Unazës së Re, kishte falsifikuar datën e krijimit të saj.

Nga 2018, që është koha e themelimit të kompanisë, në bazë të dokumenteve të bëra publike, dyshohet se është falsifikuar dhe është paraqitur viti 1998, si kohë e krijimit. Por më tej, kjo kompani dyshohet se ka bërë edhe falsifikimin e firmës së Sekretarit të Shtetit të Delaware, Jeffrey Bullock, për të qenë më bindëse dhe duke fituar kështu tenderin për një pjesë të rrugës.

Në hetim një numër zyrtarësh të ARRSH, OST dhe ministrisë

Ndërkohë që pas dy muajsh nga skandali i publikuar në emisionin “TPZ”, në “News 24”, Prokuroria kërkoi arrest në burg për Avdiol Dobin, burime thonë se nën hetim janë edhe zyrtarë të ARRSH-së dhe OST-së, ndërsa pritet që në vazhdim të merren masa të tjera sigurie. Pjesë e hetimit të organit të akuzës është edhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, kjo për të verifikuar të gjitha parregullsitë e vërejtura në procedurën për marrjen e licencës nga ana e kompanisë, e cila më vonë do të fitonte dy tenderë në vlerën rreth 30 mijë euro.

Ndërkohë, kujtojmë se tri ditë më parë, ministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjisë shkarkoi nga detyra si drejtorin e ARRSH-së, Afrim Qëndro, ashtu dhe atë të OST-së, Klodian Gradeci. Të dy ish-zyrtarët dëshmuan një javë më parë në Prokurorinë e Tiranës, së bashku me disa punonjës të tjerë të institucioneve. Ndërkohë, burime sqarojnë se në hetim janë edhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRITOL NË MAKINË/ Kirurgu dëshmon në polici: Mund të jetë edhe ndonjë...
Previous article "DONTE NJË VAJZË TJETËR POR I RASH UNË PËR PJESË"/ Mimi Kodheli flet për bashkëshortin (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

SKEMA KRIMINALE E FALSIFIKIMIT DHE TJETËRSIMIT TË PRONAVE/ “Rrumi” dhe 7 të tjerë dërgohen për gjykim, sekuestrohet pasuri me vlerë mbi 16 milionë euro Aktualitet

SKEMA KRIMINALE E FALSIFIKIMIT DHE TJETËRSIMIT TË PRONAVE/ “Rrumi” dhe 7 të tjerë dërgohen për gjykim, sekuestrohet pasuri me vlerë mbi 16 milionë euro

SFIDAT, ARRITJET DHE PROBLEMATIKAT/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë prezanton raportin mbi veprimtarinë para komisionit të Ligjeve Aktualitet

SFIDAT, ARRITJET DHE PROBLEMATIKAT/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë prezanton raportin mbi veprimtarinë para komisionit të Ligjeve

AKSIDENTI TRAGJIK/ Pasagjerja amerikane rrëfen momentet e panikut: Shoferi nuk ishte mirë gjatë udhëtimit Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK/ Pasagjerja amerikane rrëfen momentet e panikut: Shoferi nuk ishte mirë gjatë udhëtimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT