• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Lajme të mira nga Europa Juglindore/ ANALIZA e “Detusche Welle”: Shqipëria, me zhvillim ekonomik solid, por…
Home
Ekonomi

Lajme të mira nga Europa Juglindore/ ANALIZA e “Detusche Welle”: Shqipëria, me zhvillim ekonomik solid, por…

22 January, 2019 Redaktor1 Ekonomi, Politikë, Shqipëri

Ekonomia botërore pritet të rritet me rreth 3 përqind këtë vit. OKB thekson se vitin e ardhshëm zhvillimi ekonomik do të jetë afërisht si këtë vit. Rritja ekonomike në SHBA parashikohet të jetë 2,5 përqind, kurse në Bashkimin Europian 2 përqind, kryesuar nga Polonia me 5 përqind. Në Gjermani rritja ekonomike pritet të jetë 1,8 përqind, njëjtë dhe në Francë. Në Kinë rritja ekonomike pritet të jetë 6,3 përqind, kurse në Brazil dhe Rusi pritet rritje e moderuar ekonomike.

Këto të dhëna u bënë të ditura ditën e hënë (21.01) nga departamenti i çështjeve ekonomike dhe sociale, i cili publikoi raportin vjetor mbi situatën ekonomike dhe perspektivat. Grindjet për çështjet tregtare, ndryshimet e klimës dhe egoizmi në zgjidhjen e problemeve globale janë duke rrezikuar perspektivën e zhvillimit ekonomik, thonë ekspertët financiarë të OKB.

Elliot Harris, kryeekonomisti i OKB, thotë se tensionet për çështjet tregtare “janë duke ndikuar tashmë në tregtinë globale dhe tregun e punës”. Po ashtu rritja e borxheve publike në shumë vende e bën të vështirë sigurimin e shërbimeve bazë. Prandaj forcimi i bashkëpunimit ekonomik është bazë për zhvillimin e qëndrueshëm, thuhet në raport.

EJL me rritje të mirë ekonomike

Në rajone si në Europën Juglindore, rritja ekonomike më 2018 ka qenë më e shpejtë dhe prodhimi i përgjithshëm bruto pritet më 2019 dhe 2020 të rritet 3,7 përqind, thotë raporti i OKB për ekonominë, që u bë publik në të njëjtën ditë që në Davos filloi forumi ekonomik botëror.

Serbia, ekonomia më e madhe e rajonit ka përfituar nga rritja e investimeve dhe prodhimet e larta në bujqësi dhe ndërtim, kurse Shqipëria ka patur zhvillim “solid” të ekonomisë, por përparimet afatgjata rrezikojnë të mbeten të ulta, nëse nuk përmirësohet infrastruktura industriale dhe varësia nga financimet e huaja. Rritja ekonomike në Maqedoni filloi të dalë nga niveli zero që ishte vitin e fundit. Një valë e madhe investimesh i dha hov rritjes ekonomike në Mal të Zi, por përfundimi i disa projekteve të infrastrukturës do të përmirësonte perspektivën e zhvillimit, thuhet në raportin e OKB.

Tregu i punës dhe inflacioni në EJL

Tregu i punës në rajon u përmirësua më 2018, me nivel papunësie që ra pak në Shqipëri, ndërsa mbeti në nivel të lartë në Bosnjë-Hercegovinë dhe Maqedoni duke penguar perspektivën e zhvillimit dhe dëmtuar kualitetin e punës. Inflacioni është rritur disi, i nxitur nga kërkesa e lartë në treg dhe çmimet e larta të energjisë dhe ushqimit. Rritja e çmimeve ka mbetur e ulët dhe inflacioni është poshtë kufizimeve të vendosura nga bankat qendrore. Mes vendeve të rajonit, Shqipëria dhe Serbia kanë politikë fleksibël monetare. Niveli i përgjithshëm bruto që pritet të rritet 3,7 përqind këtë vit dhe vitin e ardhshëm, bazohet kryesisht tek investimet dhe eksporti.

Migracioni i lartë mbetet sfidë politike sidomos për Serbinë. Rajoni është duke tërhequr investimet e huaja në sektorët e shërbimit financiar, telekomunikacionit, tregtisë me pakicë dhe pasuritë e patundshme.

DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARDIAN BUJUPI ËSHTË REHAT FARE/ Tatuazhi i ri i këngëtarit çudit ndjekësit (FOTO)
Previous article DEKLARATA E FORTË/ Sorecca: Mos e merrni të mirëqenë vendimin e qershorit. Do ishte gabim

Redaktor1

Postime të ngjashme

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve... Breaking News

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve...

PE RRËZOI AMANDAMENTIN PËR SAZANIN DHE ZVËRNECIN/ Rama: Ose është çmendur Europa, ose ka diçka që nuk shkon me ata që nisëm protestën Politikë

PE RRËZOI AMANDAMENTIN PËR SAZANIN DHE ZVËRNECIN/ Rama: Ose është çmendur Europa, ose ka diçka që nuk shkon me ata që nisëm protestën

PARLAMENTI EUROPIAN MIRATON RAPORTIN PËR SHQIPËRINË/ I kërkon Ramës të ndalojë ndërtimet për projektin e lidhur me Kushner Breaking News

PARLAMENTI EUROPIAN MIRATON RAPORTIN PËR SHQIPËRINË/ I kërkon Ramës të ndalojë ndërtimet për projektin e lidhur me Kushner

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT