• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DREJT KONFIRMIMIT NË DETYRË/ Kreu i Prokurorisë së Apelit në Vlorë del i “pastër” nga Vetingu
Home
Aktualitet
Drejtësi

DREJT KONFIRMIMIT NË DETYRË/ Kreu i Prokurorisë së Apelit në Vlorë del i “pastër” nga Vetingu

21 January, 2019 k.autor Aktualitet, Drejtësi

Kreu i Prokurorisë së Apelit në Vlorë, Altin Binaj doli para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku në kuadër të vettingut është vlerësuar në tri kritere, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

Sipas ILDKPKI Binaj ka bërë deklarim të saktë të pasurisë, ka burime financiare të justifikuara dhe s’ka deklarim të rremë.

Binaj zotëron një apartament banimi 102 m2 në Vlorë me vlerë 3 mln e 500 mijë lekë, dhe apartament banimi 52 m2 në Orikum me vlerë 15 mijë euro.

DSIK ka vlerësuar për kriterin e kontrollit të figurës, se prokurori i apelit ka përshtatshmëri për vazhdimin e detyrës. KPK deklaroi se ka pasur dy denoncime ndaj prokurorit, por është konstatuar se nuk ka indicie për vërtetësinë e këtyre denoncimeve.

I vetmi problem i konstatuar nga KPK ishte blerja e orendive shtëpiake me vlerë 600 mijë lekë brenda një viti. Për këtë fakt, prokurori Binaj tha se paratë e përdorura janë mbledhur gjatë disa viteve.

Prokurori i Apelit kërkoi rikonfirmimin në detyrë, ndërsa vendimi i KPK, për Altin Binajn do jepet më 23 janar në ora 10:00.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SERIALI QË PO "ÇMEND" AMERIKËN/ Mos e besoni po deshët por luan aktori Shqiptar (FOTOT)
Previous article "FOTO ME ÇDO PASAGJER"/ Punonjësi tregon KOLEKSIONIN e tij dhe është... FANTASTIK (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË SHQIPËRI/ 6 vatra aktive, 3 nën mbikëqyrje, angazhohen 224 forca dhe një helikopter Aktualitet

ZJARRET NË SHQIPËRI/ 6 vatra aktive, 3 nën mbikëqyrje, angazhohen 224 forca dhe një helikopter

FLUKS I LARTË NË MORINË/ Mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë Aktualitet

FLUKS I LARTË NË MORINË/ Mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë

E PËSON KEQ/ Italiani vjedh Audin Q5 dhe përplas makinën e Policisë, arrestohet në Durrës-Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Italiani vjedh Audin Q5 dhe përplas makinën e Policisë, arrestohet në Durrës-Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT