• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
PAKETA FISKALE 2019/ Drejtoria e Tatimeve: Ja ndryshimet që prekin tatimin mbi të ardhurat
Home
Ekonomi

PAKETA FISKALE 2019/ Drejtoria e Tatimeve: Ja ndryshimet që prekin tatimin mbi të ardhurat

21 January, 2019 F.autor Ekonomi

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar të gjithë tatimpaguesit se norma tatimore mbi të ardhura nga punësimi, sipas nivelit të pagës bruto, nuk do të zbatohet për pagën mujore bruto deri në 30, 000 lekë ndërsa për pagën mujore bruto 30,001-150,000 lekë do të zbatohet 13% dhe për atë mbi 150,000 lekë do të zbatohet 23%.

Tatimet kanë bërë me dije se të ardhurat me burim konsiderohen edhe të ardhurat e një personi jorezident, të përftuara si rezultat i shërbimeve të kryera për një person rezident. Rezidenti që përfiton shërbimin, do të mbajë për këto të ardhura Tatimin në Burim nga pagesat që do të bëjë për jorezidentin.

Do t’i nënshtrohet Tatimit mbi Fitimin edhe çdo person jorezident, i cili nuk është i regjistruar sipas legjislacionit shqiptar dhe nuk i nënshtrohet Tatimit mbi të Ardhurat. Për përmbushjen e këtij detyrimi, personat jorezidentë do të plotësojnë deklaratën e veçantë të të ardhurave të tatueshme, e cila duhet dorëzuar brenda datës 31 mars të vitit pasues dhe paguajnë tatimin në kohën e dorëzimit.

Për efekt të llogaritjes së rezultatit të vitit fiskal, do të konsiderohen shpenzime të panjohura shpenzimet për dieta që tejkalojnë 50% të fondit të pagës bruto vjetore.

Tatimi mbi Dividentin do të aplikohet në shkallën tatimore 8%. Për fitimet e pashpërndara të realizuara në vitet 2018 e më parë, përfshirë rezervat dhe fitimet e kapitalizuara, kjo shkallë zbatohet me kushtin që:

-tatimi që i përket fitimeve të pashpërndara të viteve 2017 e më parë, të paguhet brenda datës 30 shtator 2019;

-tatimi për dividentin për fitimin e vitit 2018 të paguhet brenda datës 20 gusht 2019.

Nëse nuk zbatohen kushtet e mësipërme tatimpaguesi do të paguajë 15% tatim mbi dividetin.

Në rast se pasuria e luajtshme ose e paluajtshme që siguron kredinë, ekzekutohet përpara afateve të përcaktuara në ligj për fshirjen e borxhit të keq, provizionet e mëparshme bankare, të njohura si shpenzime të zbritshme, do të vazhdojnë të njihen si të tilla.

Të gjithë personat rezidentë në Republikën e Shqipërisë, organet e qeverisjes qendrore e vendore, Organizatat Jofitimprurëse dhe çdo subjekt tjetër, i njohur nga legjislacioni në fuqi, janë të detyruar të mbajnë Tatimin në Burim nga shuma bruto e pagesave për shërbimet e konsulencës.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në vazhdimësi do të informojë tatimpaguesit e çdo fashe qarkullimi, për ndryshimet e legjislacionit tatimor, të cilat kanë hyrë tashmë në fuqi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SUPER VJEDHJA NË LUSHNJE/ Detajet: Si u grabitën 10 milionë lekë bizhuteri, flet pronari i argjendarisë: Autorët…
Previous article E BUJSHME/ Skandali Muriel te Barça. Ja çfarë ndodhi me Messi, Pique e Suarez

F.autor

Postime të ngjashme

SA JANË RRITUR KONTRIBUTET? 8-mujori, mbi 1.4 miliardë euro derdhen në buxhet nga të punësuarit Ekonomi

SA JANË RRITUR KONTRIBUTET? 8-mujori, mbi 1.4 miliardë euro derdhen në buxhet nga të punësuarit

GJYSMA E GRAVE JASHTË TREGUT TË PUNËS/ Raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3% Ekonomi

GJYSMA E GRAVE JASHTË TREGUT TË PUNËS/ Raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3%

MERRET VENDIMI/ Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës Breaking News

MERRET VENDIMI/ Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT