• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SUPER VJEDHJA NË LUSHNJE/ Detajet: Si u grabitën 10 milionë lekë bizhuteri, flet pronari i argjendarisë: Autorët…
Home
Breaking News

SUPER VJEDHJA NË LUSHNJE/ Detajet: Si u grabitën 10 milionë lekë bizhuteri, flet pronari i argjendarisë: Autorët…

21 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Katër persona të maskuar grabisin argjendarinë më të madhe në qendër të qytetit të Lushnjës.

argjendari

Edhe pse argjendaria ishte vendosur në hapësirën më të dukshme të qytetit, përballë bashkisë së qytetit, autorët nuk kanë hezituar të marrin parasysh riskun për të vjedhur sende me vlerë, që kapin shumën prej gati 100 milionë lekësh të vjetër. Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:45 minuta të mëngjesit të së dielës.

Sipas Policisë, nga të dhënat e marra prej pronarit të dyqanit, ky i fundit ka treguar se ka arritur që të dëgjojë zhurmën e shkallmimit të dyqanit, por pa mundur të bëjë asgjë më tepër. Argjendaria ndodhej një kat më poshtë banesës së pronarit, çka duket se e ndihmoi pronarin që të zgjohej sapo dëgjoi alarmin.

“Sapo ka rënë alarmi zbrita poshtë dhe arrita të shoh katër hajdutët të veshur me kapuç në kokë dhe me kostum sportiv. Një i pestë i priste në makinë”, është shprehur pronari i argjendarisë së grabitur. Ndërkohë, Policia e lajmëruar përmes alarmit ka mbërritur disa minuta më pas në vendin e ngjarjes.

TEKNIKA

Grupi hetimor që po punon për zbardhjen e grabitjes ka sekuestruar pamjet filmike nga kamera e sigurisë nga një dyqan, që ndodhet përballë argjendarisë së grabitur. Kjo, pasi kamerat e sigurisë së argjendarisë janë marrë nga autorët bashkë me bizhuteritë. Sipas hetuesve, katër autorët kanë qenë precizë në kryerjen e grabitjes. Ata duket se e kanë studiuar mirë terrenin sepse vjedhjen e kanë kryer në vetëm dy apo tri minuta.

Për të shmangur zhurmën dhe rënien e alarmit që në fillim, autorët kanë përdorur një teknikë të veçantë. Ata kanë vënë në përdorim një krik automjetesh për të hapur qepenin, duke shmangur në këtë mënyrë dhe zhurmat. Pasi kanë arritur që të ngrenë qepenin, kanë thyer xhamin dhe kanë marrë gjithçka që ndodhej e ekspozuar në banakët e xhamit dhe vitrinat përreth dyqanit.

Pronari i ka thënë Policisë së bëhet fjalë për bizhuteri të shtrenjta si ora, unaza, varëse byzylykë e gjithçka tjetër që ishte për shitje. Edhe pse ende nuk janë përllogaritur dëmet e shkaktuara, vetë pronari ka deklaruar se shuma e mallit të vjedhur kap shifrën e rreth 100 milionë lekëve të vjetër.

AUTORËT

Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, e cila shënon vjedhjen më të madhe të ndodhur vitet e fundit në qendër të qytetit të Lushnjës. E gjithë skema e vjedhjes është filmuar dhe ka ndodhur në momentin e ndërrimit të turnit të patrullave policore. Çdo natë një furgon policie qëndron i parkuar afër zonës ku ndodhi grabitja, por autorët kanë vepruar në momentin e ndërrimit të turneve.

Blutë thonë se autorët e vjedhjes kanë shfrytëzuar momentin kur furgoni i Policisë që patrullon në qytet gjatë natës ka qenë në Komisariat, për shkak se ndërrohej turni i policëve. Disa informacione operative i kanë treguar Policisë se autorët e dyshuar kanë dalë nga Lushnja dhe janë larguar për në drejtim të Tiranës.

Ndërkohë, dyshohet se njëri nga autorët e grabitjes mund të ketë shkuar si klient disa ditë më parë në dyqan. Ai është vonuar për të pyetur për bizhuteri që i duheshin, por kjo mund të ketë ardhur për arsye se ka dashur të studiojë ambientet e brendshme të dyqanit, vendin e ndodhjes së mallit, hyrjen, masat e sigurisë etj.

Pronari: I pashë autorët nga kamerat e sigurisë

Pronari i argjendarisë së grabitur, Bujar B., 47 vjeç, shprehet se ka arritur të shohë nga kamerat e sigurisë vetëm momentin e largimit të autorëve. “Nuk dëgjova asnjë zhurmë se shtëpinë e kemi një kat lart dyqanit. Por nga ora 5 e mëngjesit ra alarmi dhe thashë të hap njëherë kamerat e sigurisë, se alarmi bie dhe kot ndonjëherë. Por më pas pashë që më kishin marrë gjithçka”, tregon pronari 47-vjeçar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUIS SUAREZ NË “TOP 5”/ Ja si ka hyrë në historinë e Barcelonës (FOTO)
Previous article PAKETA FISKALE 2019/ Drejtoria e Tatimeve: Ja ndryshimet që prekin tatimin mbi të ardhurat

F.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje Aktualitet

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë Aktualitet

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT