• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LABORATORI I DROGËS NË HAS/ Detajet e REJA: Përgjimet që zbuluan “Ronin e Shijakut”, kërkonte që…
Home
Aktualitet
Kronikë

LABORATORI I DROGËS NË HAS/ Detajet e REJA: Përgjimet që zbuluan “Ronin e Shijakut”, kërkonte që…

21 January, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Hekuran Hoxha, ose siç njihet ndryshe “Roni i Shijakut”, dyshohet se është personi që do trafikonte heroinën, e cila do prodhohej në laboratorin e Hasit, në drejtim të vendeve të BE-së.

Hekuran Hoxha
Hekuran Hoxha

Në kohën që Admir Hoxha, personi që kishte financuar ngritjen e laboratorit, ka qenë nën përgjim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, në skenë ka dalë edhe Hekuran Hoxha. Në dosjen e Prokurorisë thuhet se biznesmeni Admir Hoxha ka komunikime të vazhdueshme me 48- vjeçarin nga Xhafzotaj, që u arrestua të premten.

Ata janë përgjuar teksa flasin për prodhimin e sasive të ndryshme të drogës dhe më pas trafikimin e saj. Në dosje sqarohet edhe fakti se Hekuran Hoxha flet më pas me shtetasin Saimir Gjepali, i arrestuar gjatë operacionit “Vol-Vo 4” në muajin tetor.

Sipas Prokurorisë, ky i fundit bashkëpunon ngushtë me pjesën tjetër të grupit të Shijakut, ku qëllimi është trafikimi i drogës në vendet e Europës Perëndimore. Heroina që do të përpunohej në laboratorin e Hasit, fillimisht do trafikohej drejt Kosovës e më pas drejt Belgjikës dhe vendeve të tjera të BE-së.

DOSJA

Gjatë operacionit “Vol-Vo 4”, gjatë të cilit u goditën 4 grupe kriminale me 27 të arrestuar, u shpallën në kërkim edhe 17 persona, 4 prej të cilëve vetëm për laboratorin e heroinës që u zbulua në Brenog të Hasit. Në dosjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda renditen të gjitha veprimet hetimore, përgjime telefonike e ambientale, gjatë të cilave dalin në skenë emrat e të gjithë personave të përfshirë në organizimin e laboratorit të drogës.

Sipas veprimeve hetimore, ideatori i ndërtimit të një objekti të tillë për përpunimin, jo vetëm të heroinës, por edhe të kokainës, është një biznesmen nga Tirana, pronar i një hoteli në afërsi të Aeroportit të Rinasit. Nga të dhënat e siguruara nga dosja e Prokurorisë, biznesmeni Admir Hoxha është njeriu që ka udhëhequr ngritjen e këtij laboratori në bashkëpunim me disa anëtarë të arrestuar të grupit kriminal nga Shijaku. Sipas Prokurorisë, Admir Hoxha ka mbajtur kontakte me shtetasit Hekuran Hoxha dhe Saimir Gjepali nga Shijaku, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

HETIMI

Sipas dosjes së Prokurorisë, dy nga anëtarët e grupit të Shijakut, Saimir Gjepali dhe shtetasi Hekuran Hoxha, i cili ka qenë i dënuar më parë në Turqi si i akuzuar për trafik heroine, ka pasur komunikime me biznesmenin nga Tirana për laboratorin e drogës në Has.

Prokuroria ka dokumentuar një takim mes Admir Hoxhës me dy shtetasit turq, Nedjet Cesuroglu allias Lavdërim Limani dhe Iskender Sale në hotelin e tij në Rinas, si dhe me shtetasin nga Kosova, Xhemal Shala. Këta dy persona nga Turqia, sipas Prokurorisë, kanë sjellë lëndën e parë për ta kthyer në heroinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TOYOTA AURIS"/ Gjykata dënon Lulzim Bashën për shpifje, kundër Taulant Ballës
Previous article "LËSHOI DEKRET NGA MALI I ZI"/ Manjani "IRONIZON" Metën: E paska marrë vulën me vete!

F.autor

Postime të ngjashme

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje Aktualitet

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë Aktualitet

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë

ZJARR I MADH NË BILAJ TË FUSHË-KRUJËS/ Flakët i afrohen banesave, era favorizon përhapjen Aktualitet

ZJARR I MADH NË BILAJ TË FUSHË-KRUJËS/ Flakët i afrohen banesave, era favorizon përhapjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT