Ish-ministri i LSI, Ylli Manjani, është talluar hapur me Presidentin Ilir Meta.
I kthyer në një zë kritikë ndaj opozitës, përfshirë këtu edhe vëtë Ilir Metën e Monika Kryemadhin, Manjani nuk e ka kursyer ironinë shpotitëse edhe ditën e sotme, teksa doli propozimi i radhës për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit nga dyert e Presidencës.
Por ky propozim vjen në një kohë, kur është njoftuar se Ilir Meta ndodhet në një vizitë në Mal të Zi. Pikërisht këtu është ndalur dhe Manjani, i cili shkruan në rrjetet sociale se Presidenti e paska marrë vulën me vete.
“Presidenti, nga Mali i Zi ka lëshuar një dekret, për kryetarin e KLSH. Paska marrë vulën e Presidencës me vete”, shkruan Manjani.



