• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E NGARKON MENDJEN ME IMPULSE …”/ Mjekja psikiatre: Videolojërat shkaktojnë ANKTH tek fëmijët
Home
Sociale

“E NGARKON MENDJEN ME IMPULSE …”/ Mjekja psikiatre: Videolojërat shkaktojnë ANKTH tek fëmijët

20 January, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Shqiptarët janë të parët në rajon për sëmundjen e ankthit. Kjo shkallë e përhapjes së sëmundjes që na rendit në krye të listës sipas mjekes psikiatre, Arjana Rreli, vjen prej shkaqeve sociale. Por, kohët e fundit është rritur numri i rasteve të fëmijëve që vuajnë nga ankthi, shkaktari kryesor i të cilit janë videolojërat.

Videolojërat janë të preferuarat e fëmijëve për të kaluar kohën e lirë, por tek adoleshentët ato shkaktojnë ankth.

Kohët e fundit është vënë re edhe një trend rritës i ankthit te fëmijët.

Arjana Rreli: Ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj këtyre lojërave që kërkon përqendrim maksimal të vëmendjes, por nganjëherë këto lojëra janë dhe të dhunshme në përmbajtjen e tyre. E ngarkon atë me impulse negative që në një kohë të dytë patjetër që do të shkarkohen në një formë apo tjetër.

Në Shqipëri, ankthi është sëmundja më e përhapur, duke prekur  3.56% të popullsisë.

Së bashku me Malin e Zi mbajmë vendin e parë për përhapjen e sëmundjes në rajon.

Arjana Rreli thotë se shkaqet lidhen me lëvizjen e lirë të popullsisë, por një nga elementët që mund ta mënjanojmë për këtë sëmundje është edhe kafeina.

Arjana Rreli: Ne kemi disa faktorë precipitues apo shpërthyes të ankthit më tepër seç i takon vendeve të tjera. Përdorimi i ekzagjeruar i kafes, alkoolit, substancave, që janë të tjerë faktorë. Prania e këtyre veseve çon në ankth. Sa më pak të konsumojmë kafeinë.

Rreth 13.8% e popullsisë është e prekur nga sëmundje të shëndetit mendor.

Në vend të dytë me përqindjen më të lartë janë të sëmurët me depresion, të cilët përbëjnë rreth 2.45% të totalit të popullsisë së prekur.

Të varurit nga alkooli janë rreth 1.67% e popullsisë, çrregullimet bipolare rreth 0.67%, përdoruesit e drogës 0.66%, të prekurit nga skizofrenia rreth 0.23% e popullsisë dhe të prekurit nga çrregullimet në të ngrenë janë rreth 0.11%.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË DURRËS/ Makina luksoze merr FLAKË. Dyshohet se..
Previous article REZARTA MATAJ/ Një CV, valixhe dhe një biletë avioni për në Shqipëri

k.autor

Postime të ngjashme

FLUKSI I PUSHUESVE PARALIZON RRUGËT NË LEZHË/ Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore Aktualitet

FLUKSI I PUSHUESVE PARALIZON RRUGËT NË LEZHË/ Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË FIER/ Flakët përfshijnë pyllin e Trodhenit, era e fortë vështirëson ndërhyrjen! Nis operacioni nga ajri për izolimin e vatrës Aktualitet

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË FIER/ Flakët përfshijnë pyllin e Trodhenit, era e fortë vështirëson ndërhyrjen! Nis operacioni nga ajri për izolimin e vatrës

ZJARRET NË SHQIPËRI/ 6 vatra aktive, 3 nën mbikëqyrje, angazhohen 224 forca dhe një helikopter Aktualitet

ZJARRET NË SHQIPËRI/ 6 vatra aktive, 3 nën mbikëqyrje, angazhohen 224 forca dhe një helikopter

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT