Arrestimi i djeshëm i “trurit të bandës” së Shijakut Hekuran Hoxha i dha një goditje të fuqishme këtij grupi kriminal. Bandat të cilat terrorizuan qytetin e Durrësit duket se po marrin dënimin e merituar. Arrestimet e kokave të bandave si ajo e Shijakut ku ishin të njohur jo vetëm në vendin tonë por edhe në shtetet si Turqia dhe Itali ku cilësoheshin si “Zotët e Drogës”.
Banda e Shijakut është shumë e njohur për qytetin bregdetar ku kanë bërë vrasje, prostitucion, drogë, duke u kthyer në makthin e qytetarëve ato kishin mbështetje nga zyrtarë të ndryshëm e deri te politikanët. Koka e bandës i cili u cilësua nga mediat turke si: ” Zot i Drogës”.
Çfarë ndodhi dje:
Hekuran Hoxha
Mësohet se pasi janë analizuar të gjitha provat nga prokuroria si edhe janë hetuar dhe verifikuar të gjitha përgjimet dhe bisedat telefonike, prokuroria ka dalë në përfundimin se Hekuran Hoxha porosiste heroinën në Has.
Hoxha mësohet se është arrestuar në vitin 2011 si pjesë e një grupi që trafikonte heroinë nga Turqia drejt Europës. Ai është arrestuar edhe në vitin 2009, bashkë me 4 persona të tjerë, ku 5 të arrestuarit u etiketuan si “5 bosët e Shijakut”.
Të arrestuarit:
Alket Hatija:
Ai akuzohet për transportimin në Milano, në periudhën 2003-2004 të 350 kilogramëve heroinë dhe 190 kg kokainë. Ngarkesa këto me vlerë 35 deri në 45 milionë euro. Gjithashtu, nga hetimet e kryera nga karabinierët ka rezultuar se Hatija ishte një trafikant “i pastër”, që nuk prekte një gramë drogë me dorë, por që falë telefonave celularë njëpërdorimësh lëvizte sasi madhore.
Fatbardh Hoxha:
“Arrestimi i Fatbardh Hoxhës u bë pasi në afërsi të një karburanti në fshatin Grizhe, Malësi e Madhe, ku iu gjetën rreth 70 kg Cannabis Sativa të cilen e kishte në automjetin tip Golf 5.
Lutfi Shabani, i njohur me nofkën Ben Cami, i dënuar më herët si organizator i një rrjeti trafiku heroine nga Maqedonia në Shqipëri me destinacion vendet e Bashkimit Europian, përfundon sërish në pranga.
/AlpeNews.al





