• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAKTI PËR UNIVERSITETIN/ Rama zbulon arsyen pse u vonua: Qyteti Studenti u bë tokë e xanun nga…
Home
Politikë

PAKTI PËR UNIVERSITETIN/ Rama zbulon arsyen pse u vonua: Qyteti Studenti u bë tokë e xanun nga…

19 January, 2019 F.autor Politikë

Kryeministri Rama ka prezantuar sot nga salla “Iliria” e Qytetit Studenti projektin për Kampusin e Ri Universitar që do të ngrihet në këtë zonë. Rama theksoi se ky është vazhdimi i një pune që nisi në vitin 2015 për ngritjen e kampusit, por që ngeci për një arsye konkrete, zaptimin e territorit që i përkiste universitetit në qytetin studenti nga njerëz të lidhur me partinë demokratike.

Sipas Ramës, pasi ndërtuan dhe i rregjistruan pronat e tyre, ata do të marrin edhe dëmshpërblim nga shteti, në mënyrë që të lirohen hapësirat për kampusin.

Rama risolli shembullin e vëllait të Presidentit Bujar Nishani, i cili privatizoi mencën e qytetit studenti dhe e ktheu atë një pikë llotoje.

“Projekti ngeci për një shkak shumë konkret dhe domethënës sepse gjithçka e parashikuar të bëhet në këtë territor, ka nevojë për territor. Territori rezultoi nga të gjitha të dhënat e mbledhura, një tokë e xanun nga politikanët e partisë që lindi në qytetin studenti. Këtu ku lindi fuqia për të transformuar Shqipërinë, ata rrëmbyen pronat. Simboli i kësaj është marrja e mencës së madhe të qytetit studenti, nga vëllai i presidentit të Republikës, ose vetë presidenti, se mos të ishte vëllai s’do merrte dot as një lugë, jo mencë, dhe e ktheu atë në lloto”, tha Rama.

“Bibliotekat u kthyen në klube striptizmi ose në lloto dhe po ashtu u zaptuan godina për qëlime personale, u ndërtua pa leje, u ndërtua edhe me leje. Këta nuk janë thjesht zaptues që mund t’i marrësh dhe largosh. Këta tani janë pronarë, kanë rregjistruar prona këtu dhe në legjislacionin tonë, u rregjistrua si u rregjistrua, prona e rregjistruar nuk shbëhet dot veçse duke i shpronësuar me lekë në dorë. Pasi e përdhunuan qytetin studenti, tani do t’i marrin dhe para me të cilat mund të rindërtoheshin të gjitha këto hapësira, sepse janë pronarë. Ndaj u vonua projekti i kampusit. Ligjerisht nuk duheshin bërë legalizime sepse ky është territori i universitetit. E vetmja rrugë për të nisur ndërtimi i kampusit është t’i shpronësojmë, rrugë tjetër nuk ka”, përfundoi Kryeministri.

Kreu i qeverisë siguroi se brenda këtij mandati qeverisës do të përfundojë rikonstruksioni i të gjitha godinave të konvikteve në qytetin studenti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DHJETORI QË NUK ERDHI"/ Rama: Do bëj libër kronikë me mesazhet e “Whatsapp-it”
Previous article ARTI SHQIPTAR NË ZI/ Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare kompozitori Kozma Lara

F.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë Politikë

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz Breaking News

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT