Publikimi i bisedave private mes grupit të Lëvizjes së Vetëvendosjes në Kosovë, ka shigjetuar deputeten kosovare Aida Dërguti. Zbardhja e mesazheve private në Viber, bëri që Dërguti në vend që të reagonte menjëherë duke sqaruar pozicionin e saj e duke kërkuar falje, ajo ndoqi një taktikë të kundërt; nisi të rreshtojë pakënaqësitë e saj brenda kësaj lëvizjeje.
Vetëvendosja në zgjedhjet e fundit parlamnetare ishte partia që mori më shumë vota e vetme në raport me te gjitha partitë e tjera politike atje, por aleancat bënë që Albin Kurti që ishte kandidatiti i Vetëvendosjes për Kryeministër të mos e realizonte dot qëllimin, duke i hapur rrugën mundësisë së Ramush Haradinajt për tu bërë kryeministër nga votat e mara në aleancën e komandantëve të luftës AAK e Haradinajt vetë, PDK e Thaçit dhe Nisma e Fatmir Limajt.
Biseda që bëri aq shumë bujë kohët e fundit në media i referohet 3 deputeteve të Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, Donika Kadaj Bujupi dhe Albulena Haxhiu, të cilët janë arrestuar për shkak të trazirave në Kuvend. Pasi ndaj tyre gjykata vendosi ‘arrest shtëpiak’ ata e thyen vendimin natë e fitores nga Shpend Ahmeti i “Vetevendosjes” të Komunës së Prishtinës në balotazhin e zgjedhjeve lokale, duke u arrestuar sërish nga policia.
Pas këtyre mesazheve ku Albin Kurti cilësohet si “mut” nga një deputete e partisë që ai ka themeluar, drejtuar dhe tani e kishte kandidat për kryeministër, pyetja që lind është: ç’po ndodh tek Vetëvendosja?
Biseda e bër publike zhvillohet mes Aida Dërgutit dhe Dardan Molliqajt. Ajo duket se një pakënaqësi mes liderit dhe deputetëve. Dërguti në status i tregon Kurtit se si duhet të orgnizohet VV dhe të mos imponohet mendim vetëm i dikujt
Ja mesazhi i plotë:
Postimi i plotë i deputete Aida Dërguti:
Pas publikimit të një pjese të diskutimit të brendshëm mes Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ndjejë nevojën që të kërkoj falje por edhe ta sqaroj atë që është publikuar. i kërkoj falje së pari Albinit, e pastaj secilit anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Opinionit publik për gjuhën e përdorur e mënyrën e të shprehurit në atë diskutim. Këtë nuk e kam bërë deri tash sepse kam dashur ta bëjë së pari para Albinit kur të lirohet nga burgu ku po mbahet padrejtësisht. Siqodoftë tash pasi që kjo u publikua ndihem e detyruar ta bëjë kështu.
Gjuha që kam përdorur në komunikimin e grupit të deputetëve është jashtë kornizave normale të diskutimit. Duke qenë kështu ajo është e papranueshme dhe e pajustifikueshme. Një reagim i tillë imi vjen pas disa problemeve e mospajtimeve të thella politike e organizative që i kam me njerëz të caktuar në Lëvizjen VETËVENDOSJE! Ka një kohë që brenda organizatës sonë po synon të instalohet një mënyrë e caktuar të menduarit e vepruarit politike që kushtëzon mosbesim e frikë mes aktivistëve e anëtarëve, ku përmes shpifjeve e insinuatave, të pavërtetave e gjysëm të vërtetave, është synuar degradimi publik e eliminimi politik i njerëzve të caktuar. Kjo e rrezikon Lëvizjen sepse instalon një mendësi politike në të cilën mbytet demokracia e diskutimi i sinqertë parimor e i hapur i qëndrimeve tona politike e vendimeve tona organizative.
Këto probleme e mospajtime kanë më shumë se një vit që po zgjasin. Vazhdimisht kam qenë e përfshirë në tentim që t’i zgjidhim ato. Kjo do të jetë fuqia organizative e VETËVENDOSJE-s. Mirëpo tentimet tona kanë qenë të minuara e vazhdojnë të minohen nga njerëz të caktuar. Unë edhe sot nuk e di se kujt i konvenon që këto probleme, në vend se t’i zgjidhim brenda t’i publikojnë në media? Nuk e kuptoj kujt i intereson që të kemi proces të linçimit publik ndaj njerëzve të VETËVENDOSJE-s?
Këto janë probleme që na takon t’i zgjidhim bashkë. Përmes diskutimeve të sinqerta e vetëkritikës. Përmes demokracisë e demokratizimit. Brenda organizatës. VETËVENDOSJE! kështu është. VETËVENDOSJE! vetëm kështu mund të jetë.”
Pyetja që shtrohet është: A janë rastësore këto që kanë ndodhur, apo janë shkëndija që mund të ndezin një zjarr të fshehtë duke minuar një nga partitë me rritjen më të madhe elektorale në zgjedhjet e fundit parlamentare, e cila shihet si një parti qe neser mund të qeverisë Kosovën, ndërsa Albin Kurti qeverinë e saj. Të gjitha familjet politike kane probleme. E ardhmja e tyre varet nga tejkalimi apo thellimi akoma edhe me shume i tyre. Çështja është nëse është hapur “Kutia e Pandorës”?! Nëse PO askush nuk mund te vendosi bast per ate qe pritet te ndodhe brenda Vetevendosjes. Nese JO, atëherë, pas tri ditësh edhe kjo çudi do të harrohet si shumë të tjera.



