Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë në QSUT, ku ka treguar investimet e reja që janë bërë në këtë spital.
Në përfundim të vizitës Rama ka preferuar që tu kthejë përgjigje ndjekësve të tij në Facebook, pas ankesave që janë bërë nga këta të fundit.
“Në QSUT ku vijon hap pas hapi modernizimi i shërbimit dhe punohet çdo ditë për përmirësimin e kushteve në çdo drejtim”, ka qenë kjo fjalia e Ramës që ka shkaktuar debate me ndjekësit.
Një prej qytetarëve i shkruan se infermierët po ikin nga Shqipëria, ndërsa Rama i është përgjigjur duke i thënë se kjo nuk është e vërtetë dhe i ka treguar disa shifra.
REPLIKAT E PLOTA
Qytetari: Çfare pune po ben kur te gjithe doktoret dhe infermierët po ikin
Rama: Jo jo, jane 4 mije e ca infermiere ne listen e pritjes dhe mbi 13 mije ne pune sot qe flasim, keshtu qe pa merak! Nderkohe qe ta kuptosh se sa e madhe eshte diferenca mes realitetin dhe perrallave me gogol te medias sone, numri total i infermiereve te ikur nga Shqiperia eshte 800! Beje vete aritmetiken.
Qytetari 2: Shko pak tek Reminacioni i Kardiologjis nga 19 vende do keni 50 e shumica koridoreve a mos harroni dhe pavionet se tualetet i keni pa drita dhe skandaloze .
Rama: Une shkoj ku te me thuash, po edhe ti shko pak mbrapa me kujtese, jo shume, kater – pese vite dhe keshtu mirekuptohemi plotesisht




