• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MBLIDHET KED/ 40 kandidatë për vendet vakante në Kushtetuese presin vlerësimin
Home
Aktualitet
Drejtësi

MBLIDHET KED/ 40 kandidatë për vendet vakante në Kushtetuese presin vlerësimin

15 January, 2019 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (I Përkohshëm), i cili do të rendisë kandidatë për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, në mbledhjen e parë vendosi të kërkojë më shumë administratë ndihmëse dhe lehtësim të punës së anëtarëve nga KLGJ dhe KLP.

Nga Vladimir Karaj

Pas dështimit të dy Këshillave të  Emërimeve në Drejtësi të mëparshëm, KED i zgjedhur si i përkohshëm në dhjetor të vitit që shkoi, zhvilloi të martën mbledhjen e parë, ndërsa caktoi zhvillimin e një mbledhje të dytë për të miratuar rregulloren e funksionimit të tij të hënën e ardhshme.

Në një njoftim për mediat KED bëri me dije se “menjëherë duhet të angazhohet për të përmbushur të gjitha kompetencat dhe detyrimet që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji”, ndërsa kërkoi lehtësim nga puna e përditshme të anëtarëve të saj prej Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të mundësuar funksionim sa më të shpejtë. Po ashtu KED do i kërkojë Gjykatës së Lartë më shumë administratë ndihmëse.

I mbetur me 7 anëtarë, pas shkarkimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, KED e re duhet të bëjë vlerësimin dhe rendisë 40 kandidatë për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit pas largimit të Dedjas është vetëm me një anëtarë nga 9 që duhej të kishte.

Në njoftimin për shtyp KED e cilësoi këtë si domosdoshmëri. “Akoma më tej, KED vlerësoi se angazhimi i menjëhershëm për të përmbushur këto detyrime kushtetuese dhe ligjore, përbën domosdoshmëri që të realizohen në afatet më të shpejta dhe të arsyeshme, në kushtet kur Shqipëria nuk e ka funksionale Gjykatën e saj Kushtetuese dhe ende nuk ka të zgjedhur Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, e për rrjedhojë edhe institucionin e këtij Inspektorati”.

KED i Përkohshëm, u zgjodh nga Kuvendi pas refuzimit të Presidentit me një procedurë shortimi edhe pse në një pjesë të mirë të rasteve kandidatët ishin të vetëm përshkak të numrit të kufizuar të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese dhe të Lartë dhe numrit të prokurorëve që plotësonin kriteret. Opozita kundërshtoi ngritjen e tij dhe deputeti i PD Oerd Bylykbashi i pranishëm në seancë e cilësoi si “shkelje të Kushtetutës”.

KED e Përkohshme kryesohet nga  Ardian Dvorani, Gjyqtar i Gjykatës së Lartë ndërsa anëtarë janë Vitore Tusha, Arta Marku, Fatri Islamaj, Margarita Buhali, Fatjona Memçaj, Eriol Roshi. Anëtar zëvendësues janë zgjedhur Medi Bici, Gurali Brahimllari dhe Klodiana Veizi (Mema).

Nga 7 anëtarët  4 e kanë kaluar procesin e vetingut, po ashtu edhe një prej zëvendësuesve, ndërsa 3 anëtarë dhe dy zëvendësues duhet t’i nënshtrohen këtij procesi me përparësi pas përzgjedhjes në KED. Dy herët e para KED ka dështuar të kryej funksionin. KED i zgjedhur në vitin 2017 nuk arriti të mblidhej, ndërsa ai i zgjedhur për vitin 2018 u mblodh vetëm një herë, por nuk arrtiti të miratonte as rregulloren për funksionimin e brendshëm. Një pjesë e mirë e anëtarëve u rrëzuan ndërkohë në procesin e vetingut.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDALIMI I PROKURORIT NË SALLËN E GJYQIT/ Denoncimi i prindërve të vajzës që u mor peng: I dhamë 1 milion Takut dhe...
Previous article “E KAPA PO SMË LËSHON”/ Artan Hoxha thumbon Balilin: Me qetësi dhe dashuri...

F.autor

Postime të ngjashme

HELMIMI I STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Policia “zbarkon” në AKU! Sekuestrohet dosja e plotë e kontrolleve ndaj kompanisë SORI-Al Aktualitet

HELMIMI I STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Policia “zbarkon” në AKU! Sekuestrohet dosja e plotë e kontrolleve ndaj kompanisë SORI-Al

FLUKS NË MORINË/ Mbi 14 mijë persona 'vërshojnë' drejt Shqipërisë brenda 12 orëve për pushimet verore Aktualitet

FLUKS NË MORINË/ Mbi 14 mijë persona 'vërshojnë' drejt Shqipërisë brenda 12 orëve për pushimet verore

PAS STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Alarmi zhvendoset te spitalet: “SORI-AL” furnizon me ushqim edhe pacientët në disa institucione shëndetësore Aktualitet

PAS STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Alarmi zhvendoset te spitalet: “SORI-AL” furnizon me ushqim edhe pacientët në disa institucione shëndetësore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT