Zyrtarisht i shumëkërkuari Klement Balili është në prangat e Policisë së Shtetit.
“Peshku i madh” apo ‘Magjistari’ sikur është cilësuar nga ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu vendosi që pas dy vitesh në arrati të përballet me drejtësinë.
Por duket se Balili në videon e mëposhtme nuk i është frikësuar arrestimit, ai është takuar me familjarët e tij sikur po shkon në emigracion. Duket se njerëzit e afërt dhe banorët e zonës kanë dalë të përcjellin “Robin Hoodin” e tyre, i cili a arratis 14 herë.
Duket se njerëzit që i shërbejnë atij janë djem të rinj të cilët janë gati për çdo urdhër të tij. Balili ose Eskobari i Ballkanit apo Magjistari ishte në ditën e tij më të mirë.
Pamje nga momenti i arrestimit:
/AlpeNews.al




