• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BASHKËPUNIMI ME OPOZITËN”/ Balla: Të miratohet sa më parë paketa për reformën zgjedhore
Home
Politikë

“BASHKËPUNIMI ME OPOZITËN”/ Balla: Të miratohet sa më parë paketa për reformën zgjedhore

15 January, 2019 F.autor Politikë

Gjatë një prononcimi për mediat nga ambientet e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se kërkon bashkëpunimin e opozitës për të kaluar sa më parë në Kuvend paketën për reformën zgjedhore në mënyrë që t’i paraprihet zgjedhjeve lokale të qershorit.

Sipas Ballës, është e mundur edhe mundësia për votimin elektronik në zgjedhjet lokale të qershorit.

“Duhet të kalojë në Kuvend sa më parë paketa për reformën zgjedhore. T’i miratojmë në kohë për t’i paraprirë zgjedhjeve të qershorit. Dua ta falënderoj ambasadorin e OSBE dhe te BE për mbështetjen që i japin procesit të reformës zgjedhore. Ambasada gjermane ka qenë e përfshirë në këshillim. Jemi në kohë për të pilotuar votimin e elektronik. I kemi mundësinë për ta bërë në zgjedhjet e qershorit dhe nëse kjo është funksionale, të bëhet edhe në nivel kombëtar. Për PS e vetmja kërkesë ka qenë çështja e votimit të shqiptarëve jashtë vendit. Me të miratuar këtë reformë zgjedhore të nisim punën edhe për çështje të tjera”- tha Balla.

Balla tha ndër të tjera se mazhoranca është dakord në parim për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për veprimtarinë e DSIK dhe ka gati emrat e anëtarëve.

“Kur bie fjala për komisionet hetimore deri më sot nuk ka ndonjë kërkesë nga ana e opozitës që të jetë refuzuar prej nesh. Pavarësisht se në shumicën e rasteve kërkesat bien  në kundërshtim me parashikimet e kushtetutës.  Jemi dakord në parim me kërkesën, e cila në transpozimin nga kërkesë në vendim të Kuvendit duhet të jetë e qartë në përcaktimet që bën ligji për komisionet hetimore i vitit 2002, vendimet e gjykatës kushtetuese dhe duhet që vendimi duhet të jetë i qartë edhe sa i përket parashikimeve në ligjin për informacionin e klasifikuar. PS i ka gati emrat për anëtar të komisionit, opozita nuk ishte ende gati për emrat”- tha Balla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DORËZIMI I "ESKOBARIT TË BALLKANIT"/ Detaje: Kush ishte zyrtari LSI-së që e shoqëroi nga Delvina në Tiranë… (FOTO)
Previous article "ESKOBARI I BALLKANIT"/ Detajet e REJA: Si u vetëdorëzua BALILI në prani të Ardi Veliut. Ishte edhe...

F.autor

Postime të ngjashme

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit Politikë

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit

INTEGRIMI/ BE po shqyrton planin, Shqipëria mund të ketë Komisionerë në Bruksel para anëtarësimit! Strategjia e re prezantohet më 6 tetor Politikë

INTEGRIMI/ BE po shqyrton planin, Shqipëria mund të ketë Komisionerë në Bruksel para anëtarësimit! Strategjia e re prezantohet më 6 tetor

"INTEGRIMI NË BE OBJEKTIVI YNË"/ Begaj pret në presidencë Ursula von der Leyen Politikë

"INTEGRIMI NË BE OBJEKTIVI YNË"/ Begaj pret në presidencë Ursula von der Leyen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT