• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Europol/ Alibeaj : Pa dalë Tahiri me shokë para drejtësisë s’ka negociata me BE
Home
Shqipëri

Europol/ Alibeaj : Pa dalë Tahiri me shokë para drejtësisë s’ka negociata me BE

9 December, 2017 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka dalë në një deklaratë për mediat duke akuzuar qeverinë pas publikimit të raportit të Europol-it për drogën. Alibeaj shprehet se pa nxjerrjen para drejtësisë të Tahirit, Dakos, Sejdinit, Habilajve dhe Balilajve nuk ka hapje negociatash.

‘Europol konfirmoi se Shqipëria vijon që të mbetet burimi i kanabisit. Raporti thotë se tregu i drogës në BE është 24 mld euro se kanabisi përbën pjesën më të madhe të tregut dhe se Shqipëria është burimi kryesor. Raporti rikonfirmoi se nuk është opozita që po i nxin faqen vendit, por qeveria.

Shqipëria është burimi kryesor i drogës se ky është prioriteti i kryeministrit. Shqipëria duhet të negocionte për BE, por është burim i drogës sepse ky ishte dhe vazhdon të jetë prioritet i Ramës. Vendi u bë burim pastrimi parash, pjesën më të madhe e zotëron Rama.

Droga dhe krimi që Shqipëria eksporton në BE është arsyeja kryesore që i mohohet hapja e negociatave. BE po kërkon cdo ditë luftë kundër drogës dhe nxjerrjen para drejtësisë të të paprekshmëve. Ata po e thonë qartë që nuk hapen negociatat nëse nuk nxirren para drejtësisë Tahiri, Dako, Sejdini, Habilajt dhe Balilajt” deklaroi ai.

Europol ka publikuar dje raportin për narkotikët, për periudhën 2015-2016, gjatë të cilës ajo që vihet re është “epidemia” e drogërave sintetike, të cilat kanë hyrë në tregjet e konsumit me 620 substanca të reja. Në raport theksohet se bandat shqiptare konsiderohen si “padrone” të kanabisit.
Fjala e plotë e Alibeajt
Më 6 Dhjetor, ditën kur Edi Rama fajësoi opozitën se po i nxinte faqen vendit me akuzat për drogën, EUROPOL konfirmoi se Shqipëria vazhdon të mbetet burimi kryesor i trafikut të kanabisit në Bashkimin Europian.

EUROPOL eshte agjensia ligjzbatuese që mbështet 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian për luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.  Raporti i tij thotë se:

1.     Tregu i drogës në Bashkimin Europian është 24 miliardë euro,

2.     Se kanabisi përbën pjesën më të madhe të tregut që kontrollohet nga organizitatat kriminale,

3.     Se Shqipëria është burim kryesor i trafikut të kanabisit dhe

4.     Dhe se pastrimi i parave nga tregtia e drogës është rritur.

Raporti i EUROPOL rikonfirmon se nuk është opozita ajo që po i nxin faqen vendit, por është qeveria e Edi Ramës që ka lejuar dhe ka përfituar nga trafiku i kanabisit drejt Europës.

Shqipëria mund dhe duhej të kishte qenë vendi kryesor mikpritës i biznesit për shkak të taksave të ulëta, lehtësive ligjore, luftës kundër korrupsionit dhe sigurise juridike! Por jo! Shqipëria është burim kryesor i drogës, sepse ky ishte dhe vazhdon të jetë prioriteti i kryeministrit!

Shqipëria mund dhe duhej të kishte qenë një nga vendet e Ballkanit jo vetëm anëtar i NATO-s, por edhe një vend që negocionte për anëtarësim në Bashkimin Europian! Por jo! Shqipëria është burim kryesor i drogës, sepse ky ishte dhe vazhdon të jetë prioriteti i kryeministrit!

Shqipëria në 4 vjet të Edi Ramës u bë burim i pastrimit të parave nga tepsia e madhe e parave të drogës, pjesën më të madhe të së cilës e zotëron Edi Rama. Dhe këto para duhen larë e pastruar për të financuar blerje të reja politikanësh e votuesish. Droga dhe krimi që Shqipëria eksporton në Bashkimin Europian janë arsyeja kryesore që Shqipërisë i mohohet prej tre vjetësh hapja e negociatave.

Vendet e Bashkimit Europian po kërkojnë përditë luftë kundër drogës dhe krimit të organizuar dhe nxerrjen para drejtësisë të të paprekshmëve. Ato po e thonë fare qartë se nuk do t’i hapin negociatat, nëse në Shqipëri nuk shkatërron organizatat kriminale të trafikut dhe nese nuk nxirren para drejtësisë politikanët që e lejuan dhe bashkëpunuan me krimin.

Rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Europian kalon vetëm nga nxjerrja para drejtësisë e Saimir Tahirit, Vagjush Dakos, Qazim Sejdinit, Agron Xhafës, Habilajve dhe Balilajve me shokë.​

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Si të ndryshon eksperienca pas vdekjes/ "Dikush më tha qe koha ime nuk kishte ardhur ende"
Previous article Perez i 'fiksuar' pas Hazard, i gatshëm të përfshijë edhe Bale në marrëveshje

Redaktor2

Postime të ngjashme

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste… Breaking News

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste…

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT