• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VLORA DHE MALLKIMI I LAGJES “PAVARËSIA”/ Ekzekutimet e ATENTATET ndër vite dhe rekordi i shiritit “SKENË KRIMI”
Home
Ekskluzive

VLORA DHE MALLKIMI I LAGJES “PAVARËSIA”/ Ekzekutimet e ATENTATET ndër vite dhe rekordi i shiritit “SKENË KRIMI”

14 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Lagja “Pavarësia” në Vlorë, ndonëse nga emri që mban ka pozitivitet, është tronditur jo pak herë nga vrasjet, ekzekutimet e luftërat me armë.

Duket se lagja që ndodhet në zonën para “Lungomares”, e ka zënë një mallkim që prej vitesh nuk po e lëshon.

Tronditja e fundit, erdhi pikërisht pasditen e sotme ku pas një lufte të ashpër me armë, dy persona mbeten të plagosur.  

Skenare të tilla si në filma, janë të shpeshta. Thuajse çdo herë që ndodh një ngjarje e rëndë vendndodhja është pikërisht aty, duke numëruar një shifër rekord të shiritave “skenë krimi”.

Edhe në rastet ku nuk ka pasur krime, vetë kriminelët kanë zgjedhur këtë lagje për tu fshehur.

Thënë këto, AlpeNews.al jus jell disa nga momentet kyçe që tronditën Vlorën, ardhur nga pikërisht nga ky vend.

Sot, “lufta” me armë në lagjen “Pavarësia”

Makina në vendngjarje

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Vlorë, në lagjen Pavarësia në rrugën e Çipajve. Nga të dhënat paraprake mësohet se është qëlluar me armë drejt një automjeti Audi A3 me targa AA 653 VC.  Nga të shtënat është plagosur Mikel Mehmeti, 41 vjeç.

Mehmeti ka marrë 3 plumba, në gjoks, mushkëri dhe bark. Ai ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në sallën e operimit.

Vritet biznesmeni i kafes në lagjen “Pavarësia, në qershor të 2018

Dervishaj u ekzekutua tek ish-kombinati i peshkut në Vlorë, ku i riu u qëllua disa herë me armë nga dy persona, në lagjen “Pavarësia”. Tre ditë pas vrasjes së biznesmenit, policia arrestoi dy autorët si të akuzuarit kryesore.

10 Prill 2017, vritet biznesmeni në lagjen “Pavarësia”

Elidon Mehmeti, është 39-vjeçari i ekzekutuar me breshëri kallashnikovi në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, në rrethrrotullimin e Skelës.

Ai u ekzekutua brenda makinës së tij tip “Ford”, me targa AA 709 HM, teksa po lëvizte në drejtim të banesës së tij.

“Ndodhet në lagjen “Pavarësia”, kapet i kërkuari

Policia e Vlorës ka vënë në pranga Erjon Çeloaliaj, i kërkuar për tentativë vrasje në Orikum pas një informacioni se një person në kërkim ndodhej në një rrugicë në lagjen “Pavarësia”. 

29-vjeçari dyshohet se është autor i ngjarjes së ndodhur më 27 Korrik të 2016-ës, ku në bulevardin e Orikumit tentoi të vrasë me mjete prerëse shtetasin M.A.

Gjendet i vdekur çifti në lagjen “Pavarësia”

Një çift bashkëshortësh u gjetën të vdekur brenda në shtëpinë e tyre në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Sipas policisë viktima janë Rrok Tata 60 vjeç dhe gruaja e tij Prena Tata 56 vjeçe.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E "SHEMB" PËRTOKË/ Higuain tërbohet ndaj Gattusos gjatë stërvitjes (VIDEO)
Previous article RAMA MINISTËR I JASHTËM/ Meta vijon i dyzuar: Më duhet kohë të mendohem...

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET E RËNDA/ Dhunohet gazetari Ilir Demalia në derën e shtëpisë, dy të panjohur autorë të sulmit Aktualitet

PAMJET E RËNDA/ Dhunohet gazetari Ilir Demalia në derën e shtëpisë, dy të panjohur autorë të sulmit

KOKAINË DHE KANABIS NË DOZA GATI PËR SHITJE/ Në pranga dy të rinjtë në Durrës Aktualitet

KOKAINË DHE KANABIS NË DOZA GATI PËR SHITJE/ Në pranga dy të rinjtë në Durrës

"I MITURI JASHTË RREZIKUT PËR JETËN"/ Spitali i Traumës jep lajmin e mirë pas aksidentit tragjik në autostradën Tiranë-Durrës Aktualitet

"I MITURI JASHTË RREZIKUT PËR JETËN"/ Spitali i Traumës jep lajmin e mirë pas aksidentit tragjik në autostradën Tiranë-Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT