Ngjarje të renda dhe macabre po trondisin çdo ditë vendin tonë, duke startuar me një bilanc tragjik që në muajin e parë më plot pesë viktima.
Sot, kryeqyteti u trondit nga një vrasje e trefishtë. Dhendri vrau vjehrrin, vjehrrën dhe më pas veten. Kujtojmë se vetëm 1 javë më parë, në Ballsh burri vrau gruan dhe kunatën.
Ajo që I bashkon të dyja ngjarjet është fakti se të dy “protagonistët” sapo ishin kthyer nga jashtë, duke qënë se ishin emigrantë.
Ky detaj është parë edhe në rastin e rëndë të Peshkopisë, ku djali I sapokthyer nga Anglia vret prindërit e tij.
Mëposhtë, AlpeNews.al ju risjell disa nga rastet:
Çfarë ndodhi sot:
Një vrasje e trefishtë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e Unazës së Re në rrugën Kristaq Mone. Gjatë një konflikti, dhëndri ka vrarë vjehrrin, vjehrrën dhe më pas veten. Bëhet fjalë për 63-vjeçarin Bujar Mata, 52-vjeçaren Valentina Mata dhe për Majlind Lilën, 52 vjeç i kthyer prej dy ditësh nga Suedia.
Pasi ka vrarë me armë zjarri dy ish-vjehrrit e tij nga Korça, 52-vjeçari me origjinë nga Burreli la armën brenda në banesë dhe u hodh mbi disa kangjella nga ballkoni i katit të dytë.
Ballsh, burri vret gruan dhe kunatën. Ishte emigrant në Greqi
34-Gazmed Musta ka vrarë me thikë bashkëshoretn e tij 31-vjeçare, Gentiana Caushaj, si dhe kunatën 18-vjeçare, Merisa Caushaj.
Mësohet se gruaja i ka kërkuar bashkëshortit që të shkojë bashkë me motrën të prindërit e saj. Për këtë arsye ka nisur debati që përfundoi më pas deri në goditje me thikë. Sherri verbal nisi pas një dreke në familje, ku ishte e pranishme edhe kunata 18-vjecare.
Gruaja ka ndërruar jetë në vend, ndërsa kunata vdiq rrugës për në spital. 34-vjeçari Gazmend Musta jetonte në Greqi si emigrant, ndërsa ishte rikthyer së fundi për festa.
Sapo kthehet nga Anglia, djali vret prinderit në Peshkopi
Një krim i dyfishtë brenda famijes tronditi qytetin e Peshkopisë. Djali emigrant i sapokthyer nga Anglia, vrau nënën dhe babain për çështje të parave.
Ai është Qemal Sela 26 vjeç, i cili me një armë kallashnikov vrau nënën Zeqimete Sela 50 vjeç dhe babain Flamur Sela 55 vjeç.
Përgatiti: AlpeNews.al





