• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TARIFAT PËR STUDENTË / Ahmetaj sqaron procedurën: Sot është fakt ligjor dhe financiar reduktimi i tarifës
Home
Politikë

TARIFAT PËR STUDENTË / Ahmetaj sqaron procedurën: Sot është fakt ligjor dhe financiar reduktimi i tarifës

14 January, 2019 F.autor Politikë

Ministri në detyrë i Financave sqaroi sot përmes një daljeje për mediat, vendimin e Këshillit të Ministrave për përgjysmimin e tarifave të studentëve. Ahmetaj se është universiteti që do të nxjerrë listat e studentëve sipas mesatares dhe studentët do të paguajnë sipas skemës përkatëse të vendosur nga këshilli i ministrave. Gjithashtu Ahmetaj sqaroi edhe procedurën për studentët e vitit të parë bachelor, apo pë rata që e kanë paguar 100 % tarifën e studimit për këtë vit akademik.

“ Është më rëndësi të ndaj me studentët që sot është fakt ligjor dhe financiar reduktimi i tarifës. Për ciklin bachelor, studentët me notë mesatare 9 deri 10 kanë përjashtim 100 % nga tarifa e shkollimit përfitojnë rreth 6 245 studentë, efekti në buxhet 201mln lekë. Për ata me mesatare nga 5 deri në 9 pëëfitojnë 70 mijë student që nga 1 janar i 2019, efekti financiar 1 mld lekë.

Për studentët që kanë paguar tarifën e  plotë bordi merr vendim për kthimin e parave në bankat e nivelit të dytë. Do t’ju kthehet gjysma e pagesës në llogari të ryre. Lidhur me procedurën që duhet të ndjekin studentët me mesatare 9 deri 10 po rendis: ka një vendim të këshillit të ministrave për përcaktimin e kategorive të individëve në një program të ciklit të parë dhe të programeve të integruara, dhe këto programe përfitojnë nga ulja e tarifës.

Studentët duhet të kenë mbyllur të gjitha detyrimet e vitit paraardhës. Njësitë kryesore të fakulteteve shpallin mesataren e studentëve me notë mesatare 9 deri ne 10, qeveria vetëm financon 100 % tarifën e tyre, fakulteti nxjerr listën.

Studentët e vitit të parë  me notë mesatare nga arsimi i mesëm 9-10, si edhe mesatare nga provimet e maturës,  lista e studentëve hartohet nga qendra e shërbimeve arsimore, dhe bëhen përfitues 100 % të përjashtimit nga tarifa. Vendoset përjashtimi nga bordi i administrimit. Bordet kanë një rëndësi shumë të vecantë në administrimin e kësaj lehtësie. Kemi reduktim të tarifës për ciklin master. Në vendimin e këshillit të ministrave është realizuar reduktimi në 50 % për studentet me mesatare 9-10 përfitojnë mbi 3 mijë student efekti financiar 150 mln lekë. Autonomia dhe përgjegjësia është e universitetit qeveria ka bërë të mundur procedurë të qartë, dhe financim të pastër e të plotë. Institucionet e arsimit të lartë shpallin kriteret ligjore, duke vendosur një afat deri në 4 javë për studentët të depozitojnë dokumentet, për gjendjen sociale të tyre. Skema për trajtimin me bursë për studentët, është vendim i këshillit të ministrave, studentët e familjeve përfitues të ndihmës ekonomike, bursa iu bëhet 10 mijë lekë në muaj.” u shpreh Ahmetaj

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HARROJENI XHUPIN E MARINËS/ Ky është çmimi STRATOSFERIK i xhaketës së Getoarit (FOTO)
Previous article NUK ËSHTË HERA E PARË/ Kate Middleton dhe Princ William ndërmarrin disa angazhime në fshehtësi (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"INTEGRIMI NË BE OBJEKTIVI YNË"/ Begaj pret në presidencë Ursula von der Leyen Politikë

"INTEGRIMI NË BE OBJEKTIVI YNË"/ Begaj pret në presidencë Ursula von der Leyen

"PROKURORIA DHE GJYKATA TË BËJNË PUNËN E TYRE"/ Rama për hetimet ndaj Vlora Hysenit: Materialet nuk kanë shkaktuar asnjë shqetësim te partnerët tanë Politikë

"PROKURORIA DHE GJYKATA TË BËJNË PUNËN E TYRE"/ Rama për hetimet ndaj Vlora Hysenit: Materialet nuk kanë shkaktuar asnjë shqetësim te partnerët tanë

"E INFORMOVA VON DER LEYEN PËR ZVËRNECIN"/ Rama: Para fundit të vitit nisim mbylljen e kapitujve, vitin e ardhshëm vijojmë me... Breaking News

"E INFORMOVA VON DER LEYEN PËR ZVËRNECIN"/ Rama: Para fundit të vitit nisim mbylljen e kapitujve, vitin e ardhshëm vijojmë me...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT