Para 6 muajsh, në parlament u vu në fokus gishti i deputetit të PD-së Ervin Salianji, i cili i drejtohej kryeministrit Rama. I ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” në Ora News, deputeti Salianji zbuloi përse e bëri këtë veprim, duke treguar se gjithçka u bë për shkak të sjelljes së kryeministrit.
Ervin Salianji: Në këtë rast, unë e kam nxjerrë 6 muaj para. Tani, qytetarët, studentët po e nxjerrin 6 muaj pas, nuk po ndalin së nxjerri gishtin kryeministrit. Nuk e parashikova. Aty për shkak të sjelljes së kryeministrit. Unë aty nuk është se jam, po më godite njërën faqe, të kthej tjetrën. Kur provokon, mendoj se duhet të marrë më i përgjegjshmi aty, kryeministri, se është personi që përfaqëson mazhorancën.
Kur shoh që ai bën karagjozin me telefon duke bërë video deputetëve, në atë rast që jemi ne, unë nxjerr atë që cdo qytetar do donte ti tregonte. Ne përfaqësojmë qytetarët aty. Nuk do ta bëja kurrë atë me qytetarët, nuk do ta bëja kurrë në ambiente të tjera, por kryeministri besoj se duhet ti tregohej për shkak të varfërisë dhe mjerimit.


