• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKANDAL PAS SKANDALI/ Mirë Cakajn, po Bushatin pse nuk e shkarkon Meta (dhe si e nxjerr bllof, këshilltari i tij)
Home
Politikë

SKANDAL PAS SKANDALI/ Mirë Cakajn, po Bushatin pse nuk e shkarkon Meta (dhe si e nxjerr bllof, këshilltari i tij)

11 January, 2019 F.autor Politikë

Shkelja më e madhe kushtetuese e Ilir Metës nuk është se nuk ka lejuar emërimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm.

Një gjë të tillë ai e bëri edhe me Sandër Lleshajn.

Ajo që është më e rëndë në këtë rast, është fakti se Ilir Meta nuk pranon të dekretojë shkarkimin e Ditmir Bushatit si ministër i Jashtëm, pa dhënë asnjë argument.

Dhe nuk ka se çfarë argumenti të japë në fakt, pasi emërimet dhe shkarkimet e ministrave janë kompetencë e kryeministrit, dhe Ilir Meta thjesht duhet t’i firmosë.

Sidomos për shkarkimet, nuk ka asnjë arsye që të “mendohet”, se hajt për miratimin e ministrave duhet të shohë a plotësojnë kriteret e duhura kandidatët për ministër.

Me mos-shkarkimin e ditmir Bushatit, Ilir Meta në fakt është duke bërë politikë, pasi kërkon të fusë vendin në një krizë kushtetuese.

Kjo, duke qenë se tani Rama nuk propozon dot kandidat tjetër, pas rrëzimit të kandidaturës së Gent Cakajt.

Procedura normale sugjeron që rrëzimi i një kandidati për ministër (në këtë rast Gent Cakaj), t’i hapë rrugën një emri tjetër për postin e kryediplomatit. Gjë e cila nuk mund të ndodhë ndërkohë që nuk është shkarkuar ministri paraardhës.

Ky është skandal mbi skandal i Ilir Metës, që në një vend normal nuk mund të ndodhë.

Është edhe më i madh se skandali për mos-dekretimin e Gent Cakajt, për të cilin, argumentet e mos-dekretimit ja rrëzoi vetë këshilltari i tij, Arben Cici.

Meta argumentoi se Cakaj nuk ishte pajisur me certifikatën e nevojshme që ta lejojë atë të lexonte dokumente sekrete të qeverisë pavarësisht se ka shtatë muaj në postin e zëvendësministrit të punëve të jashtme. Sipas Metës, Cakaj e kishte detyrë ligjore të pajisej me një certifikatë të tillë pas marrjes së detyrës së zëvendësministrit.

“Presidenti i Republikës i ka propozuar kryeministrit që, meqë z. Cakaj pretendohet që është kaq i ditur…, ju mund ta vendosni ministër të Kulturës apo çdo lloj ministri tjetër”, ka thënë Cici, duke rrëzuar kështu argumentin e Metës, se Cakaj nuk kishte certifikatë sigurie.

Se ato argumentet e tjera, jo s’ka përvojë, jo ka folur për ndarjen e Kosovës etj, ishin komplet qesharake dhe pa asnjë argument ligjor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITËLINDJET E 11 JANARIT/ Njihuni me VIP-at që festojnë sot. Nga këngëtarja e njohur tek... (FOTO)
Previous article VRASJA E KUNATIT DHE PENGMARRJA PËR 7 MIJË EURO/ Miku i Durim BAMIT kapet në Itali

F.autor

Postime të ngjashme

NDIHMË E RE PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës Breaking News

NDIHMË E RE PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës

BE NDRYSHON RREGULLAT PARA ZGJERIMIT/ Shqipëria mes vendeve që preken nga reforma! Ja çfarë parashikon drafti dhe përfitimet Politikë

BE NDRYSHON RREGULLAT PARA ZGJERIMIT/ Shqipëria mes vendeve që preken nga reforma! Ja çfarë parashikon drafti dhe përfitimet

SIGURIA NË SHKOLLA BËN BASHKË KATËR MINISTRI/ Prezantohet dhe paketa: Implementim në të gjithë vendin, vija e kuqe… Politikë

SIGURIA NË SHKOLLA BËN BASHKË KATËR MINISTRI/ Prezantohet dhe paketa: Implementim në të gjithë vendin, vija e kuqe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT