• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SPAK/ Ambasadori i BE: Presim hetime dhe dënime politikanësh!
Home
Politikë

SPAK/ Ambasadori i BE: Presim hetime dhe dënime politikanësh!

10 January, 2019 F.autor Politikë

Bashkimi Europian i ka drejtuar sytë nga SPAK. Struktura e posaçme kundër korrupsionit do të realizojë atë që ndërkombëtarët me forcë kanë kërkuar prej vitesh, vënia pas hekurave e zyrtarëve të lartë të inkriminuar. E tillë është pritshëmria edhe e ambasadorit të unionit ne Tiranë, Luigi Soreca.

Në intervistën për A2CNN ambasadori i BE, vlerëson maksimalisht operacionin forca e ligjit, i iniciuar nga Fatmir Xhafaj. Rezultate të ngjashme kërkon edhe nga Lleshaj. “Thirrja e bërë dy ditë më parë për zgjedhjen e prokurorëve në Zyrën e Posaçme të Prokurorisë është një arritje shumë e rëndësishme dhe ne jemi shumë të kënaqur. Kjo vjen pas zhvillimeve të rëndësishme që kanë ndodhur në dhjetor me krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe formimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Këto janë piketat e para të reformës së drejtësisë. Kjo është një reformë vendimtare për Shqipërinë, për shqiptarët dhe prandaj edhe për Bashkimin Evropian. Tani është koha që magjistratët shqiptarë të aplikojnë në këto pozicione. Thirrja për aplikime është e hapur deri më 7 shkurt. Ne i bëjmë thirrje të gjithë magjistratëve shqiptarë që janë të vendosur, që janë të angazhuar, që janë të pavarur, të aplikojnë për këtë post. Ata duhet të veprojnë në mënyrë të pavarur dhe ne presim me padurim t’i shohim ata në veprim pas dy muajsh, të lirë nga ndikimi i nivelit politik dhe çdo niveli tjetër. Reforma e sistemit të drejtësisë në Shqipëri është sigurisht e rëndësishme për shqiptarët, është e rëndësishme për vendin, por është e rëndësishme edhe për Bashkimin Evropian duke pasur parasysh vendimin që Bashkimi Evropian do të marrë në qershor lidhur me hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Eurobarometri i fundit i BE-së për Shqipërinë, i dalë në dhjetor, na tregon se 93% e shqiptarëve dëshirojnë t’i bashkohen BE-së. Është rezultati më i lartë në të gjithë rajonin deri tani dhe është rritur krahasuar me Eurobarometrin e fundit të BE-së. Pra, shqiptarët e duan BE-në dhe prandaj ne duam të vazhdojmë ta mbështesim Shqipërinë që të bëjë përpara me procesin e reformave dhe në veçanti me reformën e sistemit të drejtësisë”, deklaroi Soreca

Soreca tha se me ngritjen e SPAK, BE pret dënimin e politikanëve të përfshirë në raste korrupsioni. Ai kërkoi që të vazhdojë operacioni “Forca e Ligjit”. “Korrupsioni duhet luftuar në çdo nivel, edhe në nivel politik, prandaj ne presim që SPAK-u, pasi të krijohet, të nisë hetimet në çdo sektor të shoqërisë, përfshirë nivelin politik. Dhe ne presim që ky hetim të pasohet me ndjekje penale dhe dënime. Kjo është vendimtare. Pse është vendimtare? Sepse lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një përparësi kyçe për Shqipërinë dhe për Bashkimin Evropian. Dhe lufta lundër krimit të organizuar është po aq e rëndësishme sa dhe lufta kundër korrupsionit.

Shqipëria dhe Ministria e Brendshme në vjeshtën e vitit 2018 iu nënshtruan operacioneve shumë të rëndësishme për zbatimin e ligjit kundër krimit të organizuar. Grupi i punës “Forca e Ligjit” ishte shumë efektiv dhe ne presim që kjo të vazhdojë. Dhe unë pres me padurim ta takoj sërish ministrin Lleshaj sa më parë për të diskutuar si ta vazhdojmë këtë punë edhe kundër krimit të organizuar”, tha Soreca

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS NDARJES ME ARIANA GRANDEN/ Pete Davidson lidhet me aktoren e famshme? (FOTO)
Previous article BORA "PUSHTON" SHQIPËRINË/ MAS pezullon përkohësisht mësimin në disa shkolla

F.autor

Postime të ngjashme

INTEGRIMI/ Zbulohet plani i Brukselit për mbylljen e negociatave me Shqipërinë! Më 6 tetor në Komision, më 15 në tryezën e liderëve të BE-së Politikë

INTEGRIMI/ Zbulohet plani i Brukselit për mbylljen e negociatave me Shqipërinë! Më 6 tetor në Komision, më 15 në tryezën e liderëve të BE-së

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas Politikë

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore Breaking News

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT