• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MINISTRI I RI I JASHTËM/ Ish-këshilltari Berishës: “Gent Caka sjell një vizion të ri dhe optimizëm” (FOTO)
Home
Politikë

MINISTRI I RI I JASHTËM/ Ish-këshilltari Berishës: “Gent Caka sjell një vizion të ri dhe optimizëm” (FOTO)

9 January, 2019 F.autor Politikë

Adri Nurellari, ish-këshilltari i presidentit Thaçi dhe ish-Kryeministrit Berisha është përfshirë në debatin që ka ngjallur emërimi i Gent Cakës në pozicionin e Ministrit të Jashtëm.

Duke e njohur personalisht Cakën, Nurellari është shndërruar në një prej mbështetësve kryesorë të ministrit të ri, duke theksuar se mosha e re nuk duhet të jetë argument për opozitën. “Duke e njohur personalisht, Genti është një prurje e re që sjell shpresë dhe optimizëm. Bushati ka qenë një ministër i mirë, ndër më të mirët në këto vite të demokracisë, por edhe Genti është një zgjedhje shumë e mirë”, theksoi Nurellari në “Opinion”.

Përballë kritikave të lidhura eksluzivisht me moshën, Nurellari kujtoi se disa prej figurave më të suksesshme në rang rajonal, kanë nisur karrierën e tyre në moshë edhe më të re se Caka. “Vuk Jeremiç, shumë i suksesshëm në pozicionin e Ministrit të Jashtëm të Serbisë u emërua në këtë pozicion pa bërë 30. Igor Luksiç, ministri i Jashtëm i Malit të Zi, është bërë ministër pa u bërë 28. Nuk është diçka për t’u befasuar. Këta njerëz shpesh sjellin një vizion dhe ide të reja”, shtoi Nurellari.

Nurellari ishte një prej mbështetësve më entuziastë të Cakës që në momentin e emërimit të tij, kur në “Twitter” paralajmëroi sulmet me të cilat Genti do të ballafaqohej prej opozitës. “Pertej paragjykimeve apo sulmeve te natyrshme partiake, une jam i bindur qe Genti shume shpejt ka per ta deshmuar veten si profesionist patriot i perkushtuar dhe me rezultate te prekshme per vendin”, shkruante Nurellari në “Twitter”, një ditë përpara ndërrimit të viteve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KËSULËKUQJA"/ Blunt dhe Real 1 së shpejti me projekt të ri (FOTO)
Previous article E PYESIN A ËSHTË PJESË E ILUMINATIT/ Bebe Rexha befason me përgjigjen e saj: Kush beson aty...

F.autor

Postime të ngjashme

INTEGRIMI/ Zbulohet plani i Brukselit për mbylljen e negociatave me Shqipërinë! Më 6 tetor në Komision, më 15 në tryezën e liderëve të BE-së Politikë

INTEGRIMI/ Zbulohet plani i Brukselit për mbylljen e negociatave me Shqipërinë! Më 6 tetor në Komision, më 15 në tryezën e liderëve të BE-së

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas Politikë

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore Breaking News

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT