• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NISMA PËR MBJELLJEN E PEMËVE/ Veliaj: Një fidan është i përballueshëm për të gjithë
Home
Politikë

NISMA PËR MBJELLJEN E PEMËVE/ Veliaj: Një fidan është i përballueshëm për të gjithë

6 January, 2019 F.autor Politikë

Që prej viteve ‘70, profesori dhe përkthyesi i njohur i gjuhës frënge, Ilia Lëngu, është një nga vizitorët më besnikë të Parkut të Liqenit Artificial. Ashtu sikurse një vit më parë, edhe këtë fillimviti, profesor Ilia Lëngu iu bashkua nismës së Bashkisë së Tiranës dhe kryebashkiakut Veliaj për mbjelljen e dy manjolave në hapësirën e kopshtit “Baballarë dhe Bija”, dhuratë për vajzën dhe mbesën e tij.

“I jam sot shumë mirënjohës profesor Ilia Lëngut, i cili ia ka kushtuar gjithë jetën Akademisë, shkencës, por njeriu ka edhe pasione të tjera në jetë. Pra, asnjë prej nesh nuk është monokromatik, vetëm me një ngjyrë. Ajo që mua më pëlqen më shumë është pasioni i tij për të qenë vullnetar i këtij qyteti. Sepse nga qyteti merr dashuri, energji, hapësira, por qytetit edhe duhet të japësh”, deklaroi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës shprehu ambicien për mbjelljen e 2 milionë pemëve të reja në kryeqytet, duke krijuar një mjedis më të mirë për qytetarët.

“Nisma jonë për të mbjellë dy milionë pemë deri në vitin 2030 nuk bëhet dot realitet nëse njerëz të mirë të këtij qyteti, si profesor Ilia, nuk na japin një dorë. Zakonisht flasim e i mbushim ekranet tona me ata që janë kriminelë përsëritës, pra që bëjnë të njëjtin krim disa herë, por asnjëherë nuk vëmë në dukje që ka edhe njerëz që bëjnë një gjë të mirë dhe e bëjnë në mënyrë të përsëritshme. Edhe këtë vit do të dalim faqebardhë për të pasur një qytet që gjelbërohet, por kryesisht nga fuqia e njerëzve të mirë si profesor Ilia”, tha ai, teksa ftoi të gjithë qytetarët që të kontribuojnë duke dhuruar pemë.

“Dua t’i ftoj të gjithë qytetarët, secili sipas mundësive, mbjellja e një fidani është e përballueshme për të gjithë. Pra, nëse secili prej nesh i dedikon një pemë fëmijëve të tij, prindërve, gjyshërve, një përvjetori ose një feste të veçantë, praktikisht ka hedhur rrënjë në qytet, jo vetëm në nivelin metaforik, por ka hedhur rrënjë fizike në këtë qytet nëpërmjet këtij kontributi”, deklaroi kryebashkiaku Veliaj.

Profesori dhe përkthyesi i njohur i gjuhës frënge, Ilia Lëngu e vlerësoi transformimin që ka pësuar ky park dhe vëmendjen e shtuar për përkujdesje ndaj tij. “Ky është një kënd shumë i dashur për mua në Parkun Madh të Tiranës, të cilin e njoh që nga vitet ’70. Pra, janë gati 50 vjet që unë dhe familja ime shëtisim në këtë park të bukur, që ka pësuar ndryshime të cilat i shikon kushdo, bien në sy dhe mirëmbahet në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha  profesori.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENTUAN TË RRËMBENIN BIZNESMENIN/ Bexhet Musmuça lihet në burg bashkë me të dashurën. Akuzohen për...
Previous article SPALLETTI E PËRZË NGA KLUBI/ Sulmuesi i Interit drejt Premier Leagues tek...

F.autor

Postime të ngjashme

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas Politikë

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore Breaking News

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore

SKANDALI NË SHISH/ Rama nuk merr përgjegjësi: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund Breaking News

SKANDALI NË SHISH/ Rama nuk merr përgjegjësi: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT