• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET VENDORE/ PS-ja u rikthehet koalicioneve. Pakti nënshkruhet në…
Home
Politikë

ZGJEDHJET VENDORE/ PS-ja u rikthehet koalicioneve. Pakti nënshkruhet në…

5 January, 2019 F.autor Politikë

Partia Socialiste do të hyjë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit bashkë me aleatët e saj. Rindërtimi i koalicionit zgjedhor është përcaktuar në axhendën politike të PS-së, të miratuar nga Asambleja Kombëtare më 28 dhjetor.

Ndryshe nga zgjedhjet parlamentare të 2017, kur PS hyri e vetme të zgjedhje, pa koalicion, në zgjedhjet lokale të këtij viti, partia që ka maxhorancën qeverisëse me 75 deputetë, ka programuar që të hyjë në bisedime që gjatë këtij muaji me aleatët e saj për ta finalizuar në muajin mars me një marrëveshje me të gjitha partitë, që do të pranojnë të jetë në një koalicion me PS.

“Janar 2019, takim publik me të gjitha forcat e koalicionit ‘Aleanca për Shqipërinë Europiane’, ku do të diskutohet Kodi Zgjedhor, programi qeverisës si dhe organizimi i përbashkët. 15 mars, nënshkrimi i marrëveshjes së koalicionit të ASHE”, thuhet në kapitullin “Koalicionet”, të axhendës elektorale të PS-së, të miratuar në Asamblenë Kombëtare.

Ndryshe nga zgjedhjet parlamentare, në zgjedhjet për pushtetin vendor, e rëndësishme është arritja e shumicës në këshillat bashkiakë dhe kjo arrihet përmes bashkëpunimit me partitë e vogla, të cilat kanë potenciale për të marrë këshilltarë në bashki të ndryshme të vendit. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur për shkak të marrëdhënieve problematike me partitë aleate, shumica e votave në këshillat bashkiake të mos jetë arritur.

Në zgjedhjet vendore të vitit 2015, Partia Socialiste hyri me një koalicion të madh prej 40 partish, ndërsa me Lëvizjen Socialiste për Integrim nënshkroi një marrëveshje të veçantë. Spektri i partive që morën pjesë në këtë koalicion lëvizte nga socialistët e vërtetë, te komunistët e Muharrem Xhafës dhe Qemal Cicollarit e deri tek ish-të burgosurit politikë të Kurt Kolës apo demokristianët e Zef Bushatit apo Mark Frrokut.

STATUTI

Asambleja Kombëtare miratoi krijimin e një grupi pune të përbërë nga 10 anëtarë, që do të përgatisin deri në mars ndryshimet në Statutin e Partisë. Ekipi do të drejtohet nga numri dy i partisë, Sekretari i Përgjithshëm, Taulant Balla, i përbëhet nga Arben Pëllumbi, Alfred Peza, Bledi Çuçi, Blerina Gjylameti, Elisa Spiropali, Ilir Beqaj, Laert Duraj, Senida Mesi dhe Teuta Vodo. Qëllimi i ndryshimeve në statut është përshtatja e tij me reformën organizative dhe strukturore të Partisë Socialiste. Duke filluar që me organizatat socialiste, numri i grave në to do të jetë 30% e përbërjes së saj.

Po ashtu, edhe të rinjtë do të jenë të përfaqësuar me 30% të numrit të anëtarëve të organizatës, e cila nuk duhet të jetë më e vogël se 10 anëtarë. Çdo organizatë socialiste do të ketë në patronazh një qendër votimi. ky proces riformatimi do të jetë detyrë kryesore e drejtuesve politikë të qarqeve që janë ministrat e shkarkuar, por disa prej tyre edhe ministra të mbetur në detyrë.

Po ashtu, Partia Socialiste do të ngrejë strukturat e koordinimit elektoral për çdo qark, bashki, njësi administrative dhe qendër votimi, të cilët do të kryejnë sipas detyrës evidentimin e votuesve të Partisë Socialiste dhe të partive të tjera, të përcaktojnë numrin e votuesve për herë të parë si dhe të evidentojnë zgjedhësit potencialë të majtë dhe të djathtë si dhe zgjedhësit e lëkundur, të pavendosur dhe që nuk votojnë. Asambleja e PS-së ka hartuar axhenda me afate specifike për strukturat elektorale vendore.

Në nivel qarku, bashkie, njësie administrative dhe qendre votimi, do të jenë të përcaktuara tri struktura: ajo e koordinatorit elektoral, atij digjital dhe për emigracionin. Me koordinimin digjital, çështje të cilën kryesocialisti Rama e ka prioritet parësor, synohet që nga kryetari i partisë tek anëtari apo mbështetësi më i largët i saj, të përcillen mesazhe e informacione përmes “WhatsAp” për një rrjetëzim më eficient të shpërndarjes së informacionit. Kjo piramidë me tri shtylla duhet të ngrihet brenda janarit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MA BËJ HALLALL, DO PIQEMI HERËN TJETËR"/ Zbardhet telefonata me të atin pasi EKZEKUTOI gruan dhe kunatën
Previous article CHELSEA DYFISHON SHIFRAT/ Shënon golin përsëri Morata (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas Politikë

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore Breaking News

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore

SKANDALI NË SHISH/ Rama nuk merr përgjegjësi: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund Breaking News

SKANDALI NË SHISH/ Rama nuk merr përgjegjësi: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT