Kongresmeni i Arizonës, Trent Franks, i cili premtoi të japë dorëheqjen në janar pas ofrimit të ndihmës 5 milionë dollarë, për të gjetur nënë surrogate la të kuptohej se ai dëshironte ta kryente atë menjëherë përmes marëdhënieve seksuale.
Kongresmeni republikan i Arizonës Trent Franks tha të premten se dorëheqja e tij do të ishte efektive menjëherë por jo në fund të janarit. Franks njoftoi të enjten se ai planifikoi të largohej pasi dy femra u ankuan se ai kishte kërkuar nga ato që të ishin nënat surrogate për fëmijën e tij.
Associated Press foli për një prej tyre, i cili tha se Franks i ofroi paratë, dhe 5 milionë dollarë,në katër raste të veçanta nëse ajo ishte e gatshme të mbante fëmijën e tij.
Dhe Politico raportoi se ndihmësit e shihnin sipërmarrjet e Franksit si përparime seksuale të padëshiruara, duke besuar se ai donte t’i linte ato shtatzënë përmes marrëdhënieve seksuale.
Nënat surrogate zakonisht inseminohen nëpërmjet një procedure in vitro në zyrën e mjekut.
Përgatiti: AlpeNews.al


